Aktualitet16 Gusht 2018, 15:09

Ekzekutoi 8 kushërinjtë në Vlorë, çfarë i tha në telefon policisë monstra i Selenicës pasi kreu krimin makabër

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutoi 8 kushërinjtë në Vlorë, çfarë i tha

Ekzekutoi 8 kushërinjtë në Vlorë, çfarë i tha në telefon policisë monstra i Selenicës pasi kreu krimin makabër

Pasi kreu krimin e 8-fishtë në Vlorë, 24-vjeçari Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici, por më pas u tërhoq. Burime për ”Tv Klan” thanë se ai telefonoi policinë gjatë kohës që ishte në arrati. Telefonata e tij u kap nga policia e Fierit, për shkak të zonës në të cilën ai ndodhej. 

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin pa dhënë shpjegime.  Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës.

Monstra i Selenicës u kap 12 orë pasi kreu krimin makabër. Uniformat blu e rrethuan atë dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Më pas Ritvan zykaj hodhi në tokë kallashnikovin dhe iu dorëzua policisë pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës 8 kushërinjtë e tij të parë. Gjykata e Vlorës dha pak ditë më parë edhe vendimin e arrestit me burg për 24-vjeçarin. 

Në dëshminë e tij ai tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç.

Aktualitet 24-vjeçari monstra i Selenicës Ritvan Zykaj