Ekzekutoi me armë zjarri futbollistin shqiptar, rrëfehet autori: Nuk doja ta vrisja, ishim shokë

Ekzekutoi me armë zjarri futbollistin shqiptar, rrëfehet autori: Nuk doja ta vrisja, ishim shokë

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë. Mediat greke raportojnë se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala. I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën.

Viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura. Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti