Aktualitet 2 Korrik 2018, 11:12

Elbasan/ Sulmohen me mjete të ftohta dy efektivë policie, shkuan të arrestonin grabitësin

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/ Sulmohen me mjete të ftohta dy efektivë policie, shkuan

Elbasan/ Sulmohen me mjete të ftohta dy efektivë policie, shkuan të arrestonin grabitësin

Dy efektivë policie janë plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’5 Maji’’ ku forcat e policisë kanë marrë njoftim për një vjedhje në dyqan dhe kanë shkuar për veprimet hetimore.

Uniformat blu të këtij qarku kanë shkuar në vendngjarje dhe janë përballur me hajdutin, shtetasin e identifikuar si Nerfan Halimllari, i cili i ka goditur 2 efektivët me gërshërë.

Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe është larguar menjëherë.

Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori, i cili thuhet se është i sëmurë mendor ka goditur me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Aktualitet efektivët e policisë Nerfan Halimllari