Dy ditë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar me gjithë botën.
Elita dhe Gjiko kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pozuar për herë të parë me më të voglën e familjes.
Moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj, ambientin e zbukuruar mes tollumbacesh shumëngjyrëshe, arushash e ëmbëlsirash në ngjyrë rozë.
“Bota ime”, ka shkruar Elita krah fotos ku duket fare qartë edhe pamja e së voglës.
Elita dhe Gjiko ndryshe nga personazhet e tjerë të ngjohur nuk e kanë patur problem që të prezantojnë vogëlushen e tyre me ndjekësit.