Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ende nuk ka rinovuar me klubin e kaltër dhe në muajin janar pritet që lojtari të largohet nga klubi italian. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane që qendrojnë afër klubit napoletan.
“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i skuadrës së Serisë A mbetet mister, por në mediat pranë të kaltërve janë të sigurtë se Hysaj do t’i japë lamtumirën ekipit të De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.