Aktualitet11 Qershor 2018, 22:07

Ema Andrea, “Ka pasur edhe artiste qe e shiten kauzen e tyre”

Shkruar nga Pamfleti
Ema Andrea, “Ka pasur edhe artiste qe e shiten kauzen e tyre”

Ema Andrea , “Ka pasur edhe artiste qe e shiten kauzen e tyre”

Projektligji për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ndezur një përplasje mes aktores Ema Andrea dhe Ergys Mërtirit. Ky i fundit gjithashtu tha se nuk e ka parë kurrë në protestat e artistëve për mos prishjen e Teatrit Kombëtar gjatë emisionit ‘Studio e Hapur’.

Ndërkohë që Andrea i është përgjigjur : “Jam njohur me projektligjin dhe më duket shumë i nxituar. Ajo që më vjen çudi është se pse erdhëm në këtë ditë ku duhet të flasim me ultimatume. Jemi të sigurtë që institucioni i TK me emër të rëndësishëm, funksjonon vetëm si emër. Artisët janë të përkohshëm. Në atë godinë nuk është vënë kurrë asnjë gozhdë për të pasur kushte dinjitoze. TK nuk trajtohet si i tillë. Në kaq vjet duhet të kishim ngritur zërin për statusin e këtij institucioni. Ne sot flasim a do ikë apo jo një godinë. Më vjen keq që kemi mbërrritur te ultimatumet. Në krah të artistëve zotërinjtë dhe zonjat e politikës duhet të kishin qenë 25 vjet.”

Më tej dialogu vazhdon mes moderatores Eni Vasili dhe të ftuarve.

Vasili: “Nuk ka sensibilizim për mosshembjen e TK”
Andrea: “Nuk vijnë njerëz në protestat tona. Kjo ndodh sepse shqiptarët kanë humbur besimin. Shqiptarët janë të frikësuar dhe mbi të gjitha kanë humbur besimin që zëri i tyre do të dëgjohet”
Mërtiri: “Më vjen keq për një gjë. Nuk e shoh të udhës që në momentin që ke një alarm të momentit të diskutojmë çfarë është bërë apo nuk është bërë këto 25 vjet. Nuk të kam parë kurrë në protestat e artistëve për TK zonja Andrea”

Andrea: “Mos e ktheni në personale”

Mërtiri: “Ajo që duhet bërë është një solidaritet i madh e i gjerë. Unë kam shkruar në media për mos pjesëmarrjen e artistëve në protesta. Vetëm Ben Ndërhemin dhe Ndrenikën kam parë rregullisht. Shoh që artisët janë kapur nga Edi Rama. Qeveria ka parë përgjumjen e artistëve dhe një pjesë të tyre që e kanë shitur kauzën e tyre. Më zhgënjen komuniteti i artistëve. Cilido artistë të dalë e të thotë: “Po jam me Ramën”

Andrea: “Nuk dua të zhvilloj një dialog të tillë, jam me Ramën, s’jam me Ramën. E kuptoj që jeni bërë i ndjeshëm”

Mërtiri: “Nuk e kuptoj ku e keni testuar ndjeshmërinë time. Ka pasur artistë që më kanë thënë që më
kanë kërcënuar se do më heqin të afërm nga puna, edhe kete e kane bere”

Andrea: “Jane edhe vete artistet, ndaj e mora problematiken te gjere jo ne kohe se sa ne dinamike. Jam kundër këtij projektligji, por pro një teatri dinjitoz. Duhet të krijohen kushte dinjitoze për artisët. Nuk kam luksin për të thënë që nëse duhet të prishet apo jo kjo godinë. Ka pasur edhe artiste qe e shiten kauzen e tyre”

Aktualitet