Showbiz18 Korrik 2019, 04:00

Emoji më i përdorur gjatë vitit 2019, ja risitë që do të vijnë së shpejti

Shkruar nga Pamfleti

Emoji më i përdorur gjatë vitit 2019, ja risitë që do të vijnë së shpejti

Përdorimi i ‘emoji’ është një nga gjërat më argëtuese që secili prej nesh bën çdo ditë, pasi ato figura të vogla që janë në tastierat e celularëve i japin shumë jetë bisedave.

Për ata që nuk e dinë, emoji i parë është realizuar në 1998-ën nga një inxhinier japonez, ndërsa sot ekziston një ‘emoji’ pothuajse për çdo emocion apo detaj tjetër të jetës.

Duke qenë se 17 korriku korrespondon me ditën ndërkombëtare të ‘emoji’, në media kanë dalë edhe të dhënat që na zbuluan figurën më popullore për 2019-ën. Ajo është emoji i buzëqeshur me zemra. Siç duket, ky është emocioni që ka shprehur shumica e përdoruesve të rregullt të rrjeteve sociale në mbarë botën.

Kemi edhe disa të reja për të gjithë ju që i adhuroni ‘emojit’. Shumë shpejt pritet të shtohet një emoji përshëndetëse, një figurë që shpreh emocion me buzëqeshje dhe lot lumturie dhe një zemër e bardhë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete Emoji më i pëdorur risitë