Emrat/ Hartuan, votuan dhe propaganduan ligjin “Falje e kredie për pastrehët”, që t’u faleshin kreditë e tyre të marra si “të pastrehë” me letra false

Emrat/ Hartuan, votuan dhe propaganduan ligjin “Falje e kredie për pastrehët”, që t’u faleshin kreditë e tyre të marra si “të pastrehë” me letra false

 Dekriminalizimi/A duhen çuar para drejtësisë si falsifikator dosjesh?

Shkruan: Memo Aliaj

 

“Pamfleti” e ka denoncuar qysh në datën 6 maj 2018, skandalin e kreditimit si “të pastrehë” për shumë deputetë, ministra, zv/ministra, gjyqtarë, prokurorë, kryredoganierë, shefa SHIK e SHIU, drejtorë tatimesh, doganash, portesh detare, arsimi, shëndetësie, lojrash fati, shefa banke, ambasadorë, gjeneral ushtrie, ish-deputetë, drejtorë policie, këngëtarë tallavaje e deri zyrtarë të çdo niveli të administratës.

 

Këtë përfitim të paligjshëm, ata e realizuan nëpërmjet VKM Nr. 600, datë 12.9.2007: “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë”, duke zhvatur kredi financiare nga 5 milionë lekë të reja me letra false si “të pastrehë”, kur në atë kohë ata kanë pasur nga 3-7 apartamante, vila verore, vjeshtore e dimërore, biznese e vetura luksoze (tani i kanë shtuar), pa llogaritur pagat milionëshe mujore, dietat dhe shëprblimet nëpër disa borde!

 

Pas denoncimit të “PAMFLETI”, Komisioni i Ligjeve ka reaguar, duke ndryshuar projektligjin për të pastrehët, në pikën ku përcaktohen kategrofitë përfituese, duke përjahtuar nga fajla e kredive 140 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit që janë tarjtuar me kredi si të pastrehë, kur kanë qenë edhe me vila luksoze.

 

Rezulton, se këto kredi janë dhënë e janë marrë me “letra false si “të pastrehë”.

 

Ky mashtrim është i bërë me vetëdije prej tyre, duke futur vehten në listën e kreditimit si… “të pastrehë”!

 

Sipas variantit përfundimtar të ligjit, nga amnistia nuk do të përfitojnë zyrtarët që janë në listën e falsifikuar të kredive, por vetëm familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare, parashikuar në nenin 77, pika 5 e ligjit të të ri për strehimin social.

 

Në projekt-ligjin e hartuar e votuar edhe prej atyre që gjenden në listën e kredieve si “të pastrehë” disa prej të cilëve janë ende në politikë e në parlament duke mbajtur fjalime për “drejtësi sociale”, përfitonin edhe shtetarë e zyratrë, analistë e shefa dogane, tatimesh, gjykatash, prokurorie, ambasadash, arsimi e shëndetësie me vila e miliarda në banka.

 

Me variantin e ri të ligjit, këta janë përjashtuar nga falja e kredive dhe duhet të rikthejnë lekët që kanë marrë, të cilat janë taksa të apguara nga shqiptarët.

 

Sot po publikojmë disa prej atyre “tipave” që janë ende në politikë, në administratën e lartë e në parlament, që hartuan dhe votuan ligjin për e ri “Për faljen e kredive për strehim social, dhënë nga enti banesave”, duke futur edhe vehten në këtë amnisti, për të mos shlyer milionat që kanë si “të pastrehë” me letra të falsifikuara.

 

Ja cilët janë, 40 “tipa” nga ata që kanë miratuar ligjin për faljen e kredive, të cilët pasur banesa e vila, por që kanë përfituar si “të pastrehë” dhe sot flasin për drejtësi sociale e marrin vendime për drejtësi ligjore:

 

  1. Oerd Bylykbashi
  2. Enno Bozdo
  3. Visho Ajazi Lika
  4. Dorjan Teliti
  5. Etrid Teliti
  6. Ivi Kaso
  7. Eduart Ypi
  8. Flamur Kuçi
  9. Edit Harxhi
  10. Florjan Nuri
  11. Abaz Hado
  12. Enkeledi Hajro
  13. Ervin Metalla
  14. Nejla Peka
  15. Agron Gjekmarkaj
  16. Roland Bejko
  17. Dritan Hylli
  18. Agron Tufa
  19. Sami Neza
  20. Avni Nezaj
  21. Kastriot Dervishaj
  22. Julian Zonja
  23. Metush Saraçi
  24. Arben Skënderaj
  25. Arben Dollapaj
  26. Klodiana Cankja
  27. Gjovalin Prenga
  28. Besnik Çobaj
  29. Bashkim Shehu
  30. Ylli Alushi
  31. Zefina Hasani
  32. Fatmir Konja
  33. Iva Zajmi
  34. Elvis Çefa
  35. Aurel Lamçe
  36. Fatmir Hoxha
  37. Kostandina Bezhani
  38. Elona Stavri
  39. Majlinda Bozgo
  40. Enver Bytyçi

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti