Aktualitet 6 Maj 2018, 17:49

Emrat/ Plagosja e çiftit në Tiranë, zbulohen rolet e tre të arrestuarve (Detaje)

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Plagosja e çiftit në Tiranë, zbulohen rolet e tre

Pas plagosjes së ndodhur pasdite në Tiranë policia ka vijuar hetimet për këtë ngjarje dhe tashmë ndodhen në pranga tre persona.
Sipas informacioneve mësohet se të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur shtetasit Altin M. dhe Klaudia K., të dy me orgjinë nga Kukësi.

Po ashtu është mësuar dhe dinamika e ngjarjes, ku sipas informacioenve i arrestuari H.N. ka pasur rolin kryesor në këtë plagosje. Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka qenë personi që ka përdorur thikën dhe ka qëlluar në drejtim të çiftit. Ndërsa dy të tjerët kanë qenë prezent dhe janë përfshirë në këtë zënkë por nuk kanë përdorur thikën.

Detajet e reja/ Arrestohen autorët që plagosën çiftin, ja si ka nisur sherri
Një konflikt me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 27-vjeçar është plagosur, po ashtu e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e policisë shtetasit: H.N, Ç. Sh dhe F.P, tre autorët e plagosjes të çiftit në zonën e Unazës së Re.
Sipas informacioneve mësohet se sherri ka nisur pas një ngacmimi që kanë bërë të rinjtë 23-vjeçares e cila ishte e fejuar me shtetasin A. M.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Aktualitet Emrat/ Plagosja e çiftit në Tiranë zbulohen rolet e tre të arrestuarve (Detaje)