Emri/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti i PS

Emri/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti i PS

Pasditen e së enjtes është ndarë nga jeta ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkune  Elbasanit, Durim Hushi. 65-vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Gjermanisë ku prej kohësh ishte nën kurim për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Lajmi e ka bërë të ditur miku i tij, Ndriçim Hysa nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ashtu si Hushi edhe Ndriçim Hysa ka qenë deputet i Partisë Socialiste.



Kush ishte Durim Hushi

Hushi është diplomuar në degën Elektroenergjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1975.

Gjatë viteve 1975-1984: ai ka punuar si Inxhinier në Kombinatin Metalurgjik, Elbasan. Gjatë viteve 1984-1990, si Drejtor i Uzinës Energjetike, Elbasan. Ndërsa gjatë periudhës 1990-1997 si inxhinier në Kombinatin Metalurgjik.
Në vitin 1992, ka qenë kandidat i PS-së për Kryetar Bashkie në Elbasan. Në Maj 1996, ka qenë kandidat i PS-së për deputet.

Gjatë viteve 1997-2001, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, ndërsa nga viti 2001 deri në 2005 si deputet në Elbasan.

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.