Policia e Kosovës e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është gjetur një trup i pajetë, në afërsi të liqenit të Badovcit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka sqaruar se policia sapo ka dalur në vendin e ngjarjes ka kontaktuar edhe me familjarët dhe është ftuar prokurori i shtetit.
“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqeni i Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Në vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është polici Fadil Syleviqi”, tha Krasniqi për Telegrafin