Kronike20 Tetor 2018, 11:24

Emri/ Po priste blerësin e minave me telekomandë, arrestohet në Elbasan 28-vjeçari nga Tirana (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Emri/ Po priste blerësin e minave me telekomandë, arrestohet në

Emri/ Po priste blerësin e minave me telekomandë, arrestohet në Elbasan 28-vjeçari nga Tirana (Video)

Ditën e sotme policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të minave me telekomandë. Për të parandaluar goditjen e personave që trafikojnë armë zjarri është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit; Petraq Kote, 28-vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni është zhvilluar në ambientet e një lokali në fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot Fushë. Në momentin e sekuestrimit, bombat ishin të montuara dhe të gatshme për t’u përdorur në ngjarje kriminale. 

Gjatë kontrollit, Kotes iu gjetën 4 mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan

 

 

 

Kronike 28-vjeçari nga Tirana Petraq Kote