Avokati i kryeministrit është aksioner me 25% te kompania që garanton sigurinë e aeroportit të Rinasit. Njëherësh kompania e tij ka fituar tenderin dhe për sigurinë e ANTA-s shtetërore ku është drejtoreshe bashkëshortja e tij Joana Bushi, ish shefja e kabinetit të Ramës dhe më pas e Ballukut. Ndërkohë që Eno Bushi ka qënë dhe avokat i Riformatos, trafikantit italian të drogës që u favorizua për të lëvizur jashtë “radarëve” nga Joana Bushi, si dhe avokat i vëllait ish agjent i SHISH që është dënuar për shitjte informacionesh trafikantëve. Pra maskarallëku në Rinas dhe implikimi i qeverisë dhe avokatëve të saj është një përzierje mes nepotizmit, abuzimit, trafikut të drogës dhe përfitimit në kurriz të pasurisë kombëtare të shqiptarëve
Maskarallëku në Rinas dhe implikimi i qeverisë dhe avokatëve të saj është në pikën më të lartë, duke sjellë një përzierje mes nepotizmit, abuzimit, trafikut të drogës dhe përfitimit në kurriz të pasurisë kombëtare të shqiptarëve.
Grabitja e mbi 6 milionë eurove, shumë kjo sipas versionit zyrtar të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk ka qënë thjeshtë vepër e grupit të grabitësve, mes të cilëve njëri prej tyre Admir Murataj ka mbetur i vrarë.
Në këtë grabitje, janë involvuar shumë faktorë, të cilët e kanë lënë sigurinë e aeroportit të Rinasit “lakuriq” dhe të ekspozuar në mëshirën e grabitësve.
Strumbullari i gjithë këtij maskarallëku fillon me kryeministrin Edi Rama, dhe me levat e tij ish ministrit Damian Gjiknuri, ministren aktuale e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe avokatin e PS dhe vetë kryeministrit, Eno Bushi.
Për të sqaruar se çfarë lidhje ka Eno Bushi me Gjiknurin, Ballukun e më pas me Ramën, mund të themi se Bushi ka qënë avokati i PS bashkë me Gjiknurin që nga viti 2005 për të gjitha çështjet në KQZ, gjykatë dhe kudo. Madje dhe miq të ngushtë, të cilëve iu bahskua dhe Genc Gjonçaj.
Nëse Gjiknuri u ngjit në karrierë si ministër dhe hierak partiak, Bushi u “ngjit” në shkallët më të larta të pasunarëve në vend, duke përfituar pikërisht nga Gjiknuri, Rama dhe të gjithë ata me të cilët ka punuar në PS.
Dokumentat tregojnë se Bushi zotëron 25 për qind të aksioneve në kompaninë “ICTS Albania – Integrated Services”, ndërsa 75 për qind zotërohen nga “ICTS Europe”, kompani kjo që garanton sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Bushi ka hyrë si aksioner në kompaninë “ICTS” në korrik të vitit 2013, kur PS sapo kishte ardhur në qeveri, një tjetër koiçidencë e çuditshme. Por zyrtarisht kontraktorja e sigurisë në Rinas është “ICTS Albania” që është themeluar në vitin 2005.
Zyrtarisht Bushi ka qenë aksioner me 25 për qind të aksioneve te kompania tjetër “ICTS Albania Integrated Services”. Por edhe pse nuk ka qenë asnjëherë ortak apo aksioner tek “ICTS Albania”, Eno Bushi, ka qenë përfaqësuesi ligjor i saj që në vitin 2008.
Shumë kohë para se të krijohej “ICTS Albania Integrated Services”. Pra Eno Bushi ka patur lidhje të drejtpërdrejta me kompaninë që siguron Rinasin duke qenë përfaqësuesi ligjor i saj.
Edhe pse janë dy persona të ndryshëm juridikë, pra dy kompani me NIPTE të ndryshëm, praktikisht dy “ICTS”-te janë i njëjti grup. Ato zotërohen nga i njëjti pronar, që është “ICTS Europe”, përfaqësohen të dyja nga të njëjtët njerëz dhe kanë të njëjtën adrese.
“ICTS Albania Integrated Services” është krijuar si kompani në vitin 2009. Në statusin e saj thuhet se kompania do të ofrojë konsulencë dhe shërbime për bizneset me të cilat ajo formon një grup ose ndaj palëve të tjera.
Pra ICTS-se ku ka qenë aksioner Eno Bushi ka bërë biznes me ICTS-në që ka sigurinë e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe shërbime dhe duke arkëtuar para përkundrejt këtyre shërbimeve.
Dhe Eno Bushi, avokati i Ramës dhe i socialistëve është aksioner me 25 përqind në kompaninë që garanton sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.
Por nuk mbaron këtu akaparimi i gjithçkaje që kishte lidhje me siugurinë dhe paratë që qarkullonin në Rinas për ruajtjen e aeroportit.
Eno Bushi përtej të qënit aksionet tek kompania që ruante aeroprtin e Rinasit, merrte para dhe nga enti shtetëror që drejtonte bashkëshortja e tij Joana Bushi.
Joana Bushi ka qënë ish shefe e kabinetit të Ramës në Bashki dhe është aktualisht drejtoreshë në ANTA, çka hedh dyshime për konflikte interesi e trafik influencash duke cënuar drejtëpërdrejtë sigurinë kombëtare.
Por Joana Bushi ka qenë shefe e kabinetit të Belinda Ballukut, kur ministrja aktual e Inbfrastrukturës ishte Drejtoreshë e Agjensisë Nacionale të Transportit Ajror (ANTA). Tani Joana Bushi është drejtoreshë e shërbimeve tek ANTA.
Dhe ajo që e lidh Belinda Ballukun me ICTS, kompaninë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, është se, duke patur shefe kabineti gruan e aksionerit Bushi, i ka dhënë tenderin për sigurinë e ANTA-s.
Kush ka dyshime për këto që ne themi, mund të hapë faqen e ICTS, dhe mund të shihet qartë që ndër klientët e saj është Albtcontrol që njihet edhe si ANTA. Një konflikt i hapur interesi, ku kompania private e burrit ruan kompaninë shtetërore të gruas.
Përveç konfliktit të interesit, ky fakt tregon se lidhja e përgjegjësia e Ministres së Insfrastrukturës dhe Energjisë, nuk është vetëm për shkak të bashkëshortes, por për shkak të favorizimit.
Ndërsa kompania ICTS, merrte 2.5 milionë euro në vit për sigurinë e aeroportit dhe nuk ka bërë as kamerat e sigurisë, Qeveria fajëson koncesionarin që nuk ka asnjë përgjegjësi direkte, por që janë maskarallëqet e vetë qeverisë që kanë sjellë sigurinë e aeroportit në këtë derenxhe duke e katandisur në “han pa porta”.
Eno Bushi, avokat i Riformatos, vëllai i punësuar në SHISH ndihmoi trafikantët e drogës
Avokati i socialistëve Eno Bushi ka qënë avokat i Giorgio Riformatos, pilotit italian që u dënua për trafik droge në Shqipëri, me 15 vite burg nga gjykatata shqiptare. Madje akuzat ndaj Enos shkojnë dhe më tej, teksa thonë se Riformato është dhe aksioner në kompaninë që ruante aeroportin e Rinasit.
Teksa u rrëzua avioni me drogë në Divjakë që drejtohej nga Riformato, akuzat u drejtuan tek Eno Bushi, i cili kishte gruan e tij Joana Bushi zyrtare e lartë në ANTA, pikërisht institucioni që nuk mundi ta “fusë” në radarët e vet lëvizjen e trafikantit italian të drogës.
Sipas këtyrë akuzave ICTS është një kompani qipriote, por përqindjet më të mëdha i ka Riformato, ndërsa vetë Eno Bushi ka 25 përqind të aksioneve, dhe sipas opozitës së atëhershme është filmuar bashkë me trafikantin italian të drogës në Divjakë.
Pavarësisht se avokati i kompanisë, Famir Braka deklaroi se ajo është 100 përqind qipriote, sërish të gjitha dokumentet dhe faktet flasin se sëpaku Eno Bushi ka 25 përqind të aksioneve dhe është favorizuar në lidhjet me Rinasin përmes bashkëshortes Johana dhe Ministrave të lidhur me të, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku. Në krye qëndron Rama.
Por lidhja me trafikantët e drogës bëhet e plotë për Eno Bushin dhe me pjesëmarrjen e të vëllait, Flori Bushi, një ish oficer i SHISH.
Ish agjenti i SHISH, Florian Bushi teksa është arrestuar pak vite më parë, ka pranuar se njeh të dyshuarin e vrasjes në Fier, shtetasin Ilir Memushaj. Nga hetimet e kryera, rezultoi se punonjësi i SHISH përgjonte viktimën e atentatit në Fier, Denis Kasaj dhe kishte dijeni për targat e makinat me të cilat viktima lëvizte.
Të dhëna të tilla, si përgjime, raporte vëzhgimi, markat dhe targat e mjeteve të viktimës, dyshohet se i dyshuari si autor i vrasjes i ka marrë nga punonjësi i SHISH-it. Prokuroria ka bërë të ditur në gjykatë se dokumentet e nisura me “Viber” nga Florian Bushi në telefonin e Ilir Memushajt, ishin fshirë nga kompjuteri i punonjësit të SHISH, por në sajë të ekspertizës, janë rikuperuar.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe tregojnë se raportet e përgjimit edhe të vëzhgimit të viktimës, janë krijuar e printuar në kompjuterin e punës së Florian Bushit.
Në këtë mënyrë është ndihmuar një trafikant droge që te ekzekutojë rivalët dhe kjo ëhstë bërë nga agjenti i SHISH Florian Bushi, vëllai i avokatit të PS, përkundrejt shpërblimit.
Dhe Eno Bushi nga një anë mbronte të vëllain në shërbim të trafikantëve nga ana tjetër vetë trafikantin e madh italian, Riformato. /Pamfleti