Anti-Mafia15 Tetor 2019, 14:24

Erion Veliaj 586 tendera korruptivë, miliona euro në xhepat e klientëve  

Shkruar nga Pamfleti
Erion Veliaj 586 tendera korruptivë, miliona euro në xhepat e

Erion Veliaj 586 tendera korruptivë, miliona euro në xhepat e klientëve  

Veliaj kthen Tiranën në bashkinë më të korruptuar në Evropë, ecën në gjurmët e bablokut të madh për afera dhe mashtrime. A do t’i shpëtojë SPAK-ut kryebashkiaku i Tiranës?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po ecën i sigurtë në gjurmët e bablokut të madh sa i takon aferave korruptive. Pas Edi Ramës, i cili sipas raporteve ndërkombëtare drejton qeverinë më të korruptuar në Evropë, Erion Veliaj, sipas të gjitha të dhënave zyrtare dhe raporteve, drejton bashkinë më të korruptuar në Evropë. Veliaj vijon të mbrojë gjithashtu rekordin si politikani më mashtrues në Shqipëri, fushë në të cilën ka lënë pas Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Por, le të ndalemi tek korrupsioni në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ka krijuar një rrjet klientësh, të cilëve ia ndan paratë që u mbledh qytetarëve të Tiranës. Paratë ndahen përmes tenderave me fitues të paracaktuar. Fituesit e tenderave, që janë po i njëjti grusht klientësh, ‘respektojnë’ më tej drejtuesit e bashkisë, siç ishte edhe rasti me Arbjan Mazniku.

Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, ka zhvilluar plot 586 tendera korruptivë, me vlerë qindra milionë euro. Miliona euro nga paratë e taksapaguesve të Tiranës kanë përfunduar në xhepat e klientëve të Veliajt, përmes këtyre tenderave korruptivë. Janë korruptivë pasi në të gjitha rastet, tenderat ose janë zhvilluar pa garë duke paracaktuar fituesin, ose ka pasur vetëm një konkurrent të vetëm, ose janë përjashtuar të gjithë konkurrentët e tjerë nga tenderi përveç fituesit, ose anuluar tenderi kur klienti nuk e ka fituar etj. Të gjitha këto manovra janë ndërmarrë në funksion të ndarjes së parave. Të gjithë këto tendera janë të dokumentuara dhe janë një sfidë e madhe për SPAK-un. Sigurisht që përgjegjësi kryesor është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përveç korrupsionit dhe mashtrimeve të përditshme, ka lënë edhe Tiranën pa ujë./Pamfleti

Anti-Mafia Erion Veliaj 586 tendera korruptivë miliona euro në xhepat e klientëve