Ermal Mamaqi, i cili (siç ka deklaruar nëpër intervista të ndryshme) ka bërë shkollë për kanto, ditët e sotme cilësohet si aktor, moderator, biznesmen, këngëtar, dhe një sërë gjërash të tjera. Duket se po shndërrohet dita-ditës në një influencues, ose siç njihet ndryshe “motivational speaker”.
Dedikimi te kjo e fundit ka bërë që ai të largohet nga ekrani. Megjithatë, disa muaj më parë ai ka qenë në një intervistë në “Roped ëith Olsi”, ku ka folur rreth shkëputjes nga televizioni. Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë fillimisht dhe më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime.
Siç e dimë, Ermali ka realizuar dy filma në një hark kohor shumë të shkurtër dhe të dy kanë rezultuar super të suksesshëm, teksa ka patur pjesë të kastit figura shumë të dashura të publikut dhe disa nga aktorët më të mirë shqiptarë. “Dy gisht mjalt” dhe “I love Tropoja” ishin padyshim ogur super i mirë i fillimit të një rrugë të re, siç është kinematografia, këtë herë si regjisor e producent.
Por, sikur t’ju themi se Ermali ka ndërmend të sjellë një film tjetër? Këtë ka lënë ai të kuptohet në “Shiko kush luan”, ku ka qenë i ftuar së fundmi, teksa puntata do transmetohet në ekran të shtunën, pra mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ai jo vetëm që s’e ka përjashtuar një mundësi të tillë, por ka gati edhe emrin e personazhit publik që do e ftonte të ishte protagoniste në film.
I pyetur për emrin e këtij personazhi publik Ermali ka ngrruar të flasë me emra konkretë.