Showbiz24 Maj 2019, 16:05

Është mbuluar me shami gjatë Ramazanit, fansat reagojnë ashpër ndaj saj: Je arabe, ik nga Shqipëria, s’ke vend këtu

Shkruar nga Pamfleti

Është mbuluar me shami gjatë Ramazanit, fansat reagojnë ashpër ndaj saj: Je arabe, ik në Tuqi, s’ke vend këtu

Kur filloi muaji i Ramazanit, Çiljeta deklaroi publikisht se ka vendosur të mbulohet. Së fundmi ajo ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet nga koka tek këmbët e veshur si myslimane e devotshme. Komplimentat e shumta dhe kritikat kanë qenë të pafundme.

Disa prej fansave i janë kthyer Çiljetës me komente duke e kritikuar për veshjen.

“Ik në Turqi se në Shqipëri s’ka vend kjo veshje”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk është për ty ajo veshje. Zoti të ndihmoftë por në stil shqiptar jo pakistanez”;

“Me gjithë respektin që kam po me të vërtet pa lidhje është kjo veshje s’të kemi parë ndonjëherë të vishesh me rroba popullore tradicionale ose veshje dibrane meqënëse je nga Dibra por je veshur si arabe”, janë disa komente të tjera.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Çiljeta tregoi se pasi u shfaq me shami, e gjeti belaja pasi iu ça telefoni.

“Ma kanë çarë telefonin sa thashë ç’deshe moj goc, ishe mirë. Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët mysliman. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, u shpreh këngëtarja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz