Anti-Mafia23 Shtator 2018, 09:37

Eskobarët shqiptarë/ Kush ja lidhi këmbët Donika Prelës dhe Fatmir Xhafajt për dosjen e “Ben Qimes”, mikut të Ilir Me

Shkruar nga Pamfleti
Eskobarët shqiptarë/ Kush ja lidhi këmbët Donika Prelës

Eskobarët shqiptarë/ Kush ja lidhi këmbët Donika Prelës dhe Fatmir Xhafajt për dosjen e “Ben Qimes”, mikut të Ilir Metës

Prej gati një viti një dosje voluminoze e sjellë nga Fieri në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe që bën fjalë për hetimin pasuror të Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe me nofkën “Ben Qimja” apo miku i Ilir Metës, ka mbetur pezull dhe nuk po konkretizohet që nuk po konkretizohet.

Gjithçka ka përfunduar, pasuritë janë evidentuar, dosja është kopsitur, por për çudi dhe kjamet, “Forca e Ligjit”, dhe Fatmir Xhafaj në këtë çështje nuk po vepron.

Siç nuk vepronte edhe për Agron alis Geron Xhafaj, për të cilin Ministri kishte krijuar mbrojte, pasi një vëlla ka nga Vlora ai, ashtu edhe në këtë rast nuk po vepron edhe për sekuestrimin e pasurisë së Ben Qimes në Fier dhe familjarëve të tij në këtë qytet.

Nuk dihet se kush ja ka lidhur këmbët Fatmir Xhafaj dhe Donika Prelës, Gramos Ruçi apo vetë Edi Rama, për ti bllokuar Ben Qimes pasuritë, por një gjë është e sigurt se “Forca e Ligjit”, po shikon dosjet me syrin “ca të nënës e ca të njerkës”.

“Ben Qimja” është një personazh mjaft i njohur në Fier, dhe ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore ku ka qënë si i akuzuar për një vrasje në Tiranë dhe i kërkuar nga drejtësia Italiane, ku dyshohet se është dënuar me 3 vite burg

Arben Isufaj, gjatë viteve 2004 dhe 2005 është marrë me aktivitet kriminal në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine.

Policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç.

Arben Isufaj, rezulton të ketë trafikuar nga Hollanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë.

Në grupin kriminal ku bën pjesë Isufaj i përbërë me 11 persona, janë dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumentave italiane kanë qënë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit.

Sasia e drogës e sjellë nga Hollanda në Itali dhe është shpërndarë në qytetin e Melegnanos.

Bëhet fjalë për disa episode në të cilat shtetasi Arben Isufaj në bashkëpunim me Vasilis Tselios dhe Altin Menaj e Jetnor Kapaj, për të cilët procesi është kryer më vete, sepse janë arrestuar në flagrancë, importonin nga Hollanda në Itali, transportonin dhe mbanin me qëllim që ta shpërndanin një sasi kokaine prej 3.5 kg.

Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Ky trafik droge ka ndodhur më 11 dhejtor 2004 në Melegnano.

Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe “Ben Qimja” transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali.

Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Episodi i parë ka ndodhur në 11 dhejtor 2004 në Melegnano.

Më tej ka vijuar në 18 shkurt 2005, ku Arben Isufaj mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Anbreas Gatshoulis.

Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Lika kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë.

Më datat 20 dhe 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipin, Fatjon Aliaj kanë mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine prej 2 kg e 994 gramë.

Dalipi rezulton të jetë një emër i njohur dhe për policinë Shqiptare, pasi është një nga anëtarët e grupit të Xibrakës, ku është arrestuar dhe dënuar për trafik Kokaine së bashku me disa persona të tjerë, mes të cilëve dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Ndërkohë më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë.

Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion Dane, për 7 shtatë kilogram kokainë, 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben Gishto, për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj./Pamfleti

Emrat e grupit

Arben Isufaj

Vasilis Tselios

Altin Menaj

Jetnor Kapaj

Anbreas Gatshoulis

Artur Lika

Kelmend Dalipi

Fatjon Aliaj

Arben Gishto

Erion Dane

Dritan Leshanaku

 

 

Eskobarët e Shqipërisë Eskobarët shqiptarë Kush ja lidhi këmbët Donika Prelës dhe Fatmir Xhafajt për dosjen e “Ben Qimes” mikut të Ilir Metës