Eskobarët shqiptarë/ Origjina e narkomafias shqiptare; si u lidh baroni i parë me elitën e Tiranës

Eskobarët shqiptarë/ Origjina e narkomafias shqiptare; si u lidh baroni i parë me elitën e Tiranës

Gjithçka zë fill në vitin 1990, kur një shtetas turk me origjinë kurde mbërriti në Tiranë dhe u vendos në qendër të kryeqytetit me një dyqan tepsish dhe kazanësh alumini.

Ai person u bë shumë shpejt një nga “vip” at e Tiranës dhe nisi të afrohet me ajkën e elitës së kohës.

Fëmijë familjesh të mira dhe me lidhje të forta në politikë dhe në klasën e re kapitaliste të kohës.

Lindi kështu dalëngadalë ai grup që do të quhej Grupi i Rrugës së Kavajës.

Alban Dani dhe Denis Gina, dy djem të hedhur të kohës, tiranas me familje të mira u bënë më të afërtit e turkut që solli nga Lindja “parajsën” që do të kthehej në ferrin e rinisë tiranase-heroinën.

Për dy vjet, heroina u kthye në një plagë të tmerrshme në kryeqytet ku përdoruesit e parë dhe të shpeshtë u bënë djemtë e vajzës e elitës së Tiranës; fëmijë kryeministrash, zv.kryeministrash, ministrash, drejtuesish të lartë të dy partive të mëdha politike, artistësh, profesorësh, me një fjalë ajka e vendit.

Heroina u kthye në trendin e kryeqytetit që bllokun e hapën dhe e kthyen menjëherë në parajsën e drogës.

Në një gjatësi vale me Piramidën dhe qendrën e Tiranës.

E kuqja shitej si të ishte kocimare në ballin e rrugës së Ambasadave në sytë e përfaqësuesve më të lartë të Perëndimit.

Qarkullimi i heroinës në qytet rriti xhiron e fitimit dhe shumë shpejt, turku bëri gati rrugën tjetër, atë të trafikimit të saj drejt Italisë dhe pjesës së Europës Perëndimore.

Zvicra ishte vendi i parë ku u ngulën “kolonët” e parë shqiptarë.

Dhe mbinë si këpurdhat pas shiut grupet e para kolonë: si ato të Shijakut dhe Beratit që ishin edhe “piligrinët” e parë të mafias shqiptare në Europë.

Por këta piligrinë nuk u bënë kurrë të fuqishëm, pasi koka e vërtetë e këtij trafiku mbeti në Tiranë, ku bosët ishin as më pak e as më shumë ose zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë ose “biznesmenë” të rinj të lidhur me pushtetin.

Dalëngadalë nisën të futen në këtë trafik familjarë krerësh të lartë të shtetit por edhe zyrtarë të policisë dhe ushtrisë.

Skuadra e parë antidrogë e Shqipërisë nuk ishte gjë tjetër veçse krahu i armatosur i mafias së heroinës.

Me paratë e drogës nisën të ndërtohen lokalet e hotelet e para luksoze në vend dhe rulotët e pafund të kumarit, me të cilët pastroheshin lumenjtë e fitimeve të heroinës.

E cila kontrollohej nga grupe të strukturuara të lidhura me pushtetin, por që më vonë pas vitit 1997 u lidhën me pushtetin e ri që e kishin rrahur kur ishin në opozitë.

Por për të gjitha do të flasim në vijim, së pari do të zbardhim me detaje gjithçka nga Eskobarët e heroinës, bëmat e tyre dhe si i futën në lojë fëmijët e elitës, që u kthyen në viktima të kësaj plage të rëndë jo pa dashje por sipas një plani djallëzor që gatuhej diku në Tiranë.

Kush ishin krerët: do të flasim me detaje në shkrimet e këtij cikli. /Pamfleti

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti