Politike23 Korrik 2019, 22:42

Etilda Gjonaj e akuzoi për bllokimin e KED, Meta i nxjerr dokumentat: Presidenti nuk kishte kompetenca kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Etilda Gjonaj e akuzoi për bllokimin e KED, Meta i nxjerr dokumentat:

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me dokumente ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni, e cila një javë më parë e akuzoi se kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vite me radhë 2017- 2018.

Meta deklaron se i ka dërguar ambasadores së BE-së, në atë kohë, Romana Vlahutin dhe ambasadorit të SHBA-së në atë kohë Donald Lu ku e vinte në dijeni për pamundësinë e ushtrimit të kompetencës së tij kushtetuese për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së dhe ia kalon këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këto kushte institucioni i Presidentit të Republikës është në pamundësi për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese, pasi për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të bazohet në kandidatura të propozuara nga një proces “ekstra ligjor” me interpretim. Me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri, të realizojë procesin e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës’, shkruhet ndër të tjera në dokumentin që presidenti i ka dërguar ish-ambasadores Romana Vlahutin dhe ish-ambasadorit Donald Lu.

Politike