Kosova31 Dhjetor 2022, 11:38

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka mirëpritur uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes për banorët e katër komunat veriore pas heqjes së barrikadave ilegale.

Gjatë kohës sa ishin të vendosura barrikadat, EULEX thekson se ka qenë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e stabilitetit në këtë zonë.

Në veçanti theksohet “shtimi i patrullimeve dhe pjesëtarëve të Njësisë së Specializuar, furnizimi me ushqim i policëve të Kosovës nëpër pikat kufitare si dhe zëvendësimi u tyre”.

Në komunikatën e tij, EULEX ka përmendur edhe rastin e arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, për çfarë thonë se kanë avokuar për mbrojtjen e të drejtave të tij, kanë lehtësuar transportin e barnave dhe ekzaminimet mjekësore si dhe kanë ofruar mbështetje për transferimin e tij deri në shtëpi.

“Vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por Misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, thuhet në kumtesë.

Prishtine EULEX tensionet ne veri te kosoves veriu i Kosovës

Kosova