Eurodeputeti Fleckenstein godet fort Ilir Metën për mos dekretimin e Sandër Lleshit

Fleckenstein

Ditën e djeshme ka mbërritur në Tiranë reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Arsyeja e vizitës së tij ka qenë pikërisht bllokimi i Sandër Lleshit nga Ilir Meta. Dje Fleckenstein ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, ndërsa sot do takohet me Ilir Metën, ku pritet t’i kërkojë këtij që të japë pëlqimin për Lleshin.

Por para se të mbërrijë në zyrën e Ilir Metës, ai i ka bërë të qarta mesazhet e tij në media. Ai ka deklaruar se Ministria e Brendshme duhet të jetë plotësisht funksionale. Dhe për këtë, tha Fleckenstein, duhet të ketë ministër të Brendshëm.

“Nuk do të guxoja të merrja anë këtu. Duhet të kemi një Ministri të Brendshme funksionale, dhe që të jetë funksionale duhet të jetë dhe ministri i Brendshëm. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti.Unë i njoh të gjithë këta politikanë dhe e di që secili përpiqet të bëjë më të mirën në punën e vet”, tha eurokomisioneri Fleckenstein, i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri.

I pyetur se çfarë informacionesh ka ai për figurën e Sandër Lleshit, Fleckenstein tha se të gjithë flasin për një figurë pozitive dhe ritheksoi se ende nuk është i qartë për arsyen e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

“Informacionet që kam unë për z.Lleshi janë të gjitha pozitive. Nuk jam unë personi që duhet ta kritikojë Presidentin se nuk i di arsyet që ka marrë këtë vendim. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi ka komente pozitive. Megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë që Presidenti ka informacione të tjera”, theksoi ai.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti