30 Nëntor -1, 00:00

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i para disa javëve në Bulqizë për helmimin e mbi 140 qytetarëve me gjasë nga uji i pijshëm është ende pa përgjigje dhe pa një hetim të plotë për shkaqet e vërteta.Në Bulqizë u helmuan mbi 140 qytetarë të cilët përfunduan në spital me dhimbje barku dhe diarre. Ndërkohë, ende nuk është zyrtarizuar shkaku nga se u helmuan më shumë se 140 persona. Po ashtu, qytetarëve vijon t’ju jetë ndaluar konsumimi i ujit të rrjetit që vjen nga zona D e minierës së Bulqizës, ku kalon rrjeti.

Kryetari i bashkisë Melaim Damzi ka thyer heshtjen duke folur për mediat, ku tha se u bë një zhurmë e madhe, por shton se ende nuk kanë dalë përgjigjet se kush ka qenë shkaku i helmimit të banorëve.

“Ne si bashki kërkojmë që të jetë siguria maksimale e ujit dhe mënyra e menaxhimit të jetë prioritet, që ne e kemi pasur. U bë një zhurmë që nuk mund të akuzojmë asnjë sektor deri më sot, pasi instancat nuk janë shprehur, pjesa pastërtisë së ujit nga ajo e mikro-biologjike ka dalë e pastër, presim analizat e institutit për pjesën fiziko-kimike për një përgjigje përfundimtare për të marrë edhe ne vendimet tona. Ato nuk mund të them se i ka nga rrjedhja apo pjesët e tjera, kërkoj nga organet që të vërtetohet kjo punë që edhe ne nëse kemi probleme të menaxhimit ta rregullojmë dhe pjesa tjetër të mbajnë përgjegjësi ato që i kanë. Furnizimi më ujë i një pjese të mirë të qytetit të vjetër pavarësisht amortizimit të linjës, ka qenë i mirë nga analizat, nuk ka pasur probleme. Jam munduar që të krijoj kushte me çezmat publike apo burimet alternative të zonës” tha ai.

30 Nëntor -1, 00:0000:00

30 Nëntor -1, 00:0000:00

30 Nëntor -1, 00:0000:00

30 Nëntor -1, 00:0000:00

30 Nëntor -1, 00:0000:00