Showbiz24 Prill 2019, 10:58

“Fabrikë riprodhimi”, kjo është gruaja më pjellore në botë, zbuloni sa fëmijë ka

Shkruar nga Pamfleti
“Fabrikë riprodhimi”, kjo është gruaja më

"Fabrikë riprodhimi", kjo është gruaja më pjellore në botë, zbuloni sa fëmijë ka

Mariam Nabatanzi është një grua 40-vjeçare që jeton në Ugandë: ajo konsiderohet gruaja më pjellore në botë, duke lindur, gjatë jetës së saj 44 fëmijë. Gruaja njihet në fshatin e saj si Nalongo Muzaala Ban, e cila ka lindur gjashtë palë binjakësh.

Nga 44 fëmijët që kanë lindur, 38 janë ende gjallë sot dhe shumica e tyre jetojnë në shtëpinë e familjes. Ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti që Mariam është një nënë e vetme. Pavarësisht të gjitha vështirësive, në një farë mënyre ajo arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm në tryezë për të gjithë çdo ditë.

Në moshën 12-vjeçare ishte e martuar me një burrë të moshës 28 vjeç. Ajo i mbijetoi edhe një përpjekje vrasjeje nga njerka e saj.

Sipas dr. Kiggundu, gjinekologe e Spitalit Mulago në Kampala, Uganda, shkaku i pjellorisë ekstreme të Mariam është gjenetik: “Është një predispozitë gjenetike për hyperovulation (që lëshon më shumë vezë në një cikël), gjë që rrit ndjeshëm mundësinë e binjakëzimit “.

Kuriozitete Mariam Nabatanzi