Aktualitet10 Korrik 2019, 18:14

Fabula/ Ngjashmëria e Ramës me ‘bretkosën’, plasën nga lakmia për pushtet dhe fuqi

Shkruar nga Pamfleti
Fabula/ Ngjashmëria e Ramës me ‘bretkosën’,

Fabula/ Ngjashmëria e Ramës me ‘bretkosën’, plasën nga lakmia për pushtet dhe fuqi

Për një brez tek të 40-at e lart, është e njohur fabula që bretkosa donte të bëhej sa një ka. Hëngri, u fry shumë me idenë për të arritur kaun në trup, e në fund plasi nga tejngopja, për shkak të makutërisë për t’i pasur të gjitha dhe synuar më shumë nga se i kishte mundësitë. Kjo fabul sot ka marrë aktualitet në politikë. Kryeministri Edi Rama ka rrëmbyer të gjitha pushtetet e do sërish të “fryhet” për të arritur kaun imagjinar.

Në katër vitet e para të qeverisjes u “ngi” mirë, u fry dukshëm me korrupsion, konçensione të shumta dhe trafik të fortë influence. Në mandatin e dytë, qeverisës as kaq nuk i mjaftuan. Kërkon më shumë. Jo më vetëm para, influencë dhe shpërndarje pasurish në grupe të vogla oligarkësh dhe politikanësh të sërës së lartë të Rilindjes, por më tepër pushtet, deri në kapërcim të imagjinatës.

Ekzekutivi ka pamjen e Ramës. Nuk qeverisin ministra, por qenie të gjalla lëvizëse, që mendojnë, gjykojnë dhe vendosin sipas një koke, atë të kryeministrit. Legjislativi (Parlamenti), që duhet të kishte më shumë zëra ndryshe, sot është i gjithi një teatër absurd, me personazhe që erdhën nga hiçi, dolën në ndotur nga llumi që ka kapur vendin, e sa për fasadë kanë veshur kostumin e parlamentarit, madje edhe të gjoja opozitarit. Të gjithë nën urdhrat e një njeriu, po Edi Ramës.

As kaq nuk mjafton, pasi “bretkosa” do të fryhet edhe më tepër, të krekoset me të singjashmit e saj, e në fund të thotë se jamë bërë ka… U zgjat dora deri në pushtetin gjyqësor (sistemin e drejtësisë). Tërësisht nën administrim, si një zyrë zgjatimi e kryeministrisë sot është kthyer Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda. Pjesa tjetër në gjyqësor, janë vetëofruar të japin vendime sipas interesave të pushtetit, me qëllimin për të kapërcyer vettingun.

As kaq nuk mjafton? Çfarë kërkon më shumë?… Kishte mbetur edhe pushteti lokal. Kryeministri i ka të 61 bashkitë e vendit, kur u fut në një proces votimesh si ato të 30 qershorit, duke vizatuar hartën e Shqipërisë të gjithë më ngjyrat e ndezura të Rilindjes. Do ende, i tejngopur është sa më ska, por edhe më shumë fryrje ja ka ënda. E vetmja që i kishte mbetur pa e pasur të gjithin nën vete ishte një pjesa e medias. Me një projektligj të veçantë synon që të dënojë dhe gjobisë të gjithë mediat që dalin kundër tij, sidomos portalet. Ja i mori të gjitha…, e prapë e prapë do kërkojë….

Nuk mbetet gjë tjetër përveçse të citohen pak vargje nga fabula e bretkosës! “Bretkosa sa një ve, pa nja ka sa një deve dhe nakari nuk’ e la, desh të trashet sa një ka. Kur vu këtë gjë ndër mend, vate u shtri ndë një vėnd duke ngrën e duke pirë, që të fryhet sa më mirë… Bretkosa, nga marazi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumë njerëz ndë këtë botë, thonë se janë te zotë; si bretkosa mendohen mburren e lëvdohen”….boldnews/

Forum Fabula/ Ngjashmëria e Ramës me ‘bretkosën’ plasën nga lakmia për pushtet dhe fuqi