Bota19 Korrik 2019, 10:56

“Face App i krijuar nga rusët”, SHBA paralajmëron: Është e rrezikshme, mos e përdorni në fushatën presidenciale

Shkruar nga Pamfleti
“Face App i krijuar nga rusët”, SHBA paralajmëron:

“Face App i krijuar nga rusët”, SHBA paralajmëron: Është e rrezikshme, mos e përdorni në fushatën presidenciale

Komiteti Kombëtar Demokrat ka paraljmëruar mospërdorimin e aplikacionit që të plak “Face app. Ky njoftim erdhi në kuadër të sigurisë në fushatën presidenciale të 2020 në Amerikë.

“Ky aplikacion ju jep mundësinë përdoruesit të kryejnë transformime të ndryshme në fotografitë e njerëzve, të tilla si plakja e personit në foto.Për fat të keq, kjo risi nuk është pa rrezik: FaceApp është krijuar nga rusët,” paralajmëron Bob Lord, shefi i sigurimit të DNC-së.

Prej ditësh në rrejtet sociale qarkujllojnë foto pafund sesi do të dukeni 30 apo 40 vite më vonë, të cilat janë krijuar përmes këtij aplikacioni.

Por ajo se çfarë alarmoi ishte fakti se ky aplikacion ishte krijuar nga rusët me qëllim mbledhjen e të dhënave dhe humbjen e privatësisë.

Pak ditë më parë senatori amerikan kërkoi hetim nga FBI, pasi e cilësoi aplikacionin sit ë rrezikshëm.

FaceApp është krijuar që në vitin 2017, por tashmë është bërë viral dhe po përdoret masivisht edhe nga personazhet e famshëm, të cilët nuk kanë pasur aspak komplekse t’i shpërndajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë dhënë një përgjigje për të gjithë shqetësimet e ekspertëve ku thanë për TechCrunch se: “Edhe pse ekipi kryesor i R & D ndodhet në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi”.

Bota Faccee App paralajemrimi SHBA