Kulture15 Korrik 2019, 02:30

Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë, zbulohet arsyeja

Studiuesit japin alarmin: Hiqni dorë nga facebook-u, po iu shkatërron lumturinë

“Facebook” është gjobitur me 5 miliardë dollarë. Ky vendim është marrë nga komisioni Federal për Tregti i Shteteve të Bashkuara me shumicë votash, për shkak të shkeljeve të rregullave të privatësisë që rrjeti social ka bërë në rastin “Cambridge Analytica”.

Hetimet kanë nisur që në mars të vitit 2018, kur u zbulua se “Cambridge Analytica” për qëllime politike kishte ardhur në zotërim e të dhënave nga rreth 87 milionë përdorues të “Facebook”.

Sipas mediave amerikane, ku është dënimi më i madh i imponuar ndonjëherë ndaj një kompanie hi-tech.

Ndërkohë lidhur me këtë, gjigandi i rrjeteve sociale dhe komisioni Federal për tregti i SHBA-ve janë shprehur se nuk kanë asnjë koment mbi raportet.

Kujtojmë se deri më tani, gjoba më e lartë kundër një kompanie hi-tech, për shkelje të privatësisë ishte ajo që iu imponoua “Google”-it në vitin 2012, në rreth 22.5 milionë dollarë.

“Facebook” kishte lënë peng 3 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit për të përmbushur ndëshkimin e pritshëm.

Teknologji