Facebook krijon një rrjet social të veçantë për adoleshentët!

Facebook krijon një rrjet social të veçantë për adoleshentët!

   Facebook kohët e fundit ka lëshuar një portal dedikuar adoleshentëve, i cili bën fjalë për mbledhjen e të dhënave të bashkëmoshatarëve nga e gjithë bota, si dhe dhënien e këshillave se si të përdoret teknologjia. Portali në fjalë përbëhet nga opsionet bazë të rrjetit social, si dhe informacione të ndryshme në lidhje me të dhënat personale, dhe se si mund të përdoren ato në mënyrë sa më të sigurtë.

 

Portali është i disponueshëm në 60 gjuhë, ku janë të ndërfutuara dhe 10 këshilla nga Liz Perle, në funksionin e këshilltares amerikane e cila ka vite që merret me të rinjtë. Për krijimin e portalit, Facebook-u ka folur aktualisht gjer tani me grupe të ndryshme adoleshentësh nga Italia, Britania, Amerika dhe Brazili.

 

Ky aplikacion vjen si nismë e disa masave shtrënguese që Facebook ka vendosur për moshat 13-15 vjeç, të cilët nuk mund ta përdornin rrjetin social pa lejen e të rriturve, për të hyrë në përmbajtjet e ndryshme publicitare si dhe njëkohësisht ka bërë çaktivizimin e njohjes së fytyrës për moshat nën 18 vjeç./PamfletiMAGAZINE

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti