Showbiz 1 Nëntor 2019, 13:49

Fadi Fawaz, ish i dashuri i George Michael shfryn kundër këngëtarit në rrjetet sociale: “George ishte me HIV, i mërzi

Shkruar nga Pamfleti
Fadi Fawaz, ish i dashuri i George Michael shfryn kundër

“George ishte me HIV dhe nuk e ka shkruar kurrë vetë muzikën e tij….”

Këto janë disa nga konfirmimet fyese të  Fadi Fawaz, ish partneri i  George Michael, i cili në Twitter ka postuar një sërë akuzash të ashpra kundër këngëtarit, duke shkaktuar zemërim mes fansave të këngëtarit të ndjerë.

Ish parrukieri 46 vjeçar, i dashuri i fundit i  George Michael, me të cilin ka bashkëjetuar për katër vjet, nuk po jeton një moment të lumtur të jetës së tij. I përzënë nga vila 5 milionë dollarëshe ku jetonte me Michael dhe ku thotë se kishte marrë autorizimin nga vetë Georgë të rrinte dhe i përjashtuar nga testamenti i këngëtarit, jeton tani thuajse si një i pa strehë, me ankth dhe dhimbje shpirtërore.

Madje në korrik u arrestua për dëmtim të rëndë ndaj kësaj vile.

Duke postuar një foto, Fawaz ka dashur t’u konfirmojë të gjithëve se llogaria e tij në Twitter nuk është hakeruar dhe se ka qenë pikërisht ai autor i akuzave të rënda kundër George.

Mes akuzave edhe ato që i përkasin jetës seksuale mes tij dhe këngëtarit të ndjerë: “Seksi me të ishte i mërzitshëm…”

Përsa i përket talentit muzikor të George, Fawaz shkruan: “Ka paguar njerëz të tjerë që të bënin muzikë në vend të tij, duke u hequr se ishte vetë autori. Në fund të fundit nuk ishte aq i talentuar…”.

 

Showbiz Fadi Fawaz i mërzitshëm në shtrat dhe nuk i shkruante vetë këngët e tij ish i dashuri i George Michael shfryn kundër këngëtarit në rrjetet sociale: "George ishte me HIV