Faksimile/ Tërbohen “99-shat” e FSDKSH, me 299 milionë lekë të ilaçeve të rimbursueshme, blejnë makina dhe mobilje zyrash

Faksimile/ Tërbohen “99-shat” e FSDKSH, me 299 milionë lekë të ilaçeve të rimbursueshme, blejnë makina dhe mobilje zyrash

Falsiteti/Dy tenderët janë shpallë me 6 gusht 2018 por në fakt janë bërë më 31 korrik 2018

Mund të duket çudi, por ka ndodhur para 3 ditësh, që brenda 2 njoftimeve për tendera, të bëra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), të ketë dy skandale të rënda, që lidhen me falsitetin e datave reale të zhvilimit të tenderëve dhe përdorimin për blerje mobilje zyrash e makinash, të fondeve të ilaçeve të listës së rimbursushme.



Drejtori i FSDKSH Eduard Ahmeti, ish drejtor i Agjencisë së Prokurimeve Publike (kontrollit të tenderëve), ka fimosur dy tendera me vlerë totale 299 milionë lekë, për blerje mobiljesh zyre dhe blerje automjetesh, ndërkohë që ky fond është i paracaktuar nga Ahmetaj i ministrisë së financave, për ilaçet e listës së rimbursimit.

Në tenderin e parë, drejtori FSDKSH ka hequr 96 milionë lekë nga fondi i ilaçeve dhe i ka akorduar për blerje mobiljesh zyre, ndërsa në tenderin e dytë, ka hequr mbi 200 milionë lekë, për blerje automjetesh.

Por skandali nuk përfundon me kaq, mbasi sipas njoftimit zyrtar të FSDKSH, 2 tenderët janë shpallur në Buletinin e APP të datës 6 gusht 2018, për t’u zhvilluar në datën 31 korrik 2018 dhe në fakt, shefat e FSDKSH i kanë hapur ofertat e paraqitura, në datën 31 korrik ora 10.00 për tenderin e blerjes së mobiljeve dhe në orën 12.00, për tenderin e blerjes së makinave

Por, cili është ai “ekspert”, që mund ta sqaroj këtë histori pazaresh e falsitetesh të shefave të FSDKSH, të emëruar “me “konkurs e CV anti-korrupsion” nga kryeministri, që për një tender të zhvilluar 1 javë më parë, njoftimin për ta zhvilluar e bëjnë… 1 javë prapa!

Njoftimi për blerje automjetesh

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Adresa Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë
  2. Personi i kontaktit për këtë procedurë prokurimi është: Elkonis Buhaljoti, e-mail: [email protected]

3.Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-81476-07-31-2018

  1. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje Automjetesh”
  2. Fondi limit: 16,792,000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë pa tvsh
  3. Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin: 3 (tre muaj nga lidhja e kontratës)
  4. Afati kohor për dorëzimin e oferta-kërkesave për pjesëmarrje: 31/08/2018, ora: 12:00

Njoftimi për blerje mobiljesh

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Adresa Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 8, Tiranë
  2. Personi i kontaktit për këtë procedurë prokurimi është: Elkonis Buhaljoti, e-mail: [email protected]

3.Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-81425-07-31-2018

  1. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Shpenzime për pajisje zyre”
  2. Fondi limit: 8,014,201.2 (tetë milion e katërmbëdhjetë mijë e dyqind e një pikë 2) lekë pa TVSH
  3. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: për një periudhë prej 2 muajsh duke filluar nga lidhja e kontratës
  4. Afati kohor për dorëzimin e oferta-kërkesave për pjesëmarrje: 31/08/2018 ora 10:00

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.