Fakte të reja nga masakrimi i egër i tre vajzave me thika, dy prej tyre u gjetën të lidhura

Të dhëna të reja dalin nga hetimet e policisë për vrasjen brutale të tre vajzave të gjetura dje në Pangi Didymoteicho në Evros. Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, viktima e parë është e moshës 15 deri në 20 vjeç, e dyta nga 18 deri 25 vjeç dhe e treta nga 20 deri në 30 vjeç.



Të tre viktimat janë me origjinë aziatike, ndërsa një pikë e rëndësishme është se në vendin e vrasjes u gjetën dy thika, të cilat po shqyrtohen në Drejtorinë e Hetimeve Kriminale. Të tre vajzat kanë plagë  të shumta me thikë dhe mjeku ka vlerësuar se vdekja e tyre ka ndodhur tre deri në pesë ditë më parë.

Dy nga tre vajzat janë lidhur nga krahët dhe këmbët, ndërsa tjetra 20-30 vjeç u gjet rreth 30 metra nga dy të tjerat dhe ishte ajo që mori shumicën e thikave, ndoshta sepse u përlesh me vrasësin saj ose u arratis.

Skenari më i mundshëm i shqyrtuar nga EL.AS. është që vajzat fatkeqe të jenë konfliktuar me kontrabandistin e tyre, i cili i ka sjellë ata në Greqi.

Hetimet për të gjetur vrasësin e trefishtë vazhdojnë.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.