Aktualitet 3 Prill 2018, 15:21

Faktet/ PD sot bën “gam-gam” dhe është në krye të protestës, por në dy vjet bëri vetëm 3 deklarata

Shkruar nga Pamfleti
Faktet/ PD sot bën “gam-gam” dhe është në krye

Faktet/ PD sot bën “gam-gam” dhe është në krye të protestës, por në dy vjet bëri vetëm 3 deklarata

Partia Demokratike po shfrytëzon momentin për të bërë politike me Rrugën e Kombit. Edhe pse  është po PD-ja e cila në qeverinë “Berisha” ra dakord që të vendosej tarifa 9 euro (por dështoi koncesnioni në raundin e dytë pasi nuk iu ofruan oferta nga kompanitë private), edhe pse Lulzim Basha është kapur nga KLSH me presh në duar duke i nxjerrë mangut 230 milionë euro, PD ka marrë sot drejtimin e protestës.

Sa thamë më lart do të mjaftonin për të kuptuar se kush dhe për çfarë proteston, megjithatë, në bëmë një kërkim të thjeshtë për të parë se sa e a ngritur zërin PD-ja në momentin që është firmosur kontrata për vendosjen e tarifës. Dhe e dini sa herë ka folur e gjithë PD-ja për këtë që sot e quan “zhvatje”?

Vetëm tre herë në harkun e dy muajve dhe kaq. Dhe në këto tre deklarata të shkurta Basha nuk ka folur në asnjërën. Ka qenë Tabaku, Noka dhe zëdhënësja Zhupa që kanë dhënë dy fjalë. Pas këtyre deklaratave, PD ka heshtur për dy vite.

Sot, pas dy vitesh, Basha u kujtua për Rrugën ku ai është moralisht të paktën, fajtori më i madh pasi se mbaroi kurrë dhe zhduku 230 milionë euro.

Ja deklaratat e vetme të PD-së për Rrugën e Kombit në muajt qershor –  korrik, para se ta linte mënjanë si çështje të dorës së dytë.

Deklarate e Jorida Tabakut, 27 Qershor 2016

“Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për cdo udhëtim në Rrugën e Kombit. 10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim. https://pd.al/2016/07/taksa-10-euro-e-edi-rames-per-rrugen-e-kombit-korruptive-dhe-e-paperballueshme-per-qytetaret/

Replika në Kuvend e deputetit Flamur Noka, 25 Korrik 2016

 “Na ka dhënë dy gisht letër sqarime pse u dha me koncension. Ajo rrugë është arteria kryesore e këtij kombi dhe çfarëdo kosto të kishte duhet të ishte pakoncension se i shërben Shqipërisë dhe Kosovës. Por këta janë antishqiptarë, shkruan Lexo.al. Është ura që bashkon ekonomitë tona dhe rruga që bashkon kombin. Kjo është vjedhje sepse kjo firmë fantazëm turke e keni krijuar vetëm për këtë punë dhe fjalët që qarkullojnë që je 50 % aksioner tek kjo firma janë të vërteta.

Sepse IFC si konsulent iu rekomandoi që 0.4 euro të vihej tarifa dhe ju e çuat edhe më lartë. Ky është parazi sepse ke përqindje aty. Ky koncension nuk dëmton vetëm Kukësin por është edhe antikombëtar sepse izolon Kosovën dhe u thua atyre mos hajdeni në Shqipëri”

https://pd.al/2016/07/koncensioni-per-rrugen-e-kombit-antikombetar-rruga-bashkon-kombin/

Deklarata për mediat e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, 31 Korrik 2016

 “Taksa e re 10 euroshe e Edi Ramës ndaj shqiptarëve jo vetëm është e padrejtë por është vendosur mbi një aferë ku është shkelur haptazi konkurenca dhe ligji”.

https://pd.al/2016/07/thellohet-skandali-i-takses-10-euro-ne-rrugen-e-kombit-u-shkelen-kriteret-e-tenderit/

Aktualitet Faktet/ PD sot bën “gam-gam” dhe është në krye të protestës por në dy vjet bëri vetëm 3 deklarata