Aktualitet22 Mars 2018, 18:50

Faktet/ Si u bë Adriatik Llalla ‘pashai i Saukut’ gjatë kohës që ishte Prokuror i Përgjithshëm

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Llalla ka marrë tashmë nofkën për të cilën ka luftuar aq shumë gjatë 5 viteve “latifondisti” i tokave, një titull i ardhur nga perëndimi diku nga thellësia e mesjetës, ndërkohë që në Shqipërinë e pushtuar nga Perandoria Osmane, ata që kishin shume toka njoheshin se bejlerë dhe agallarë.

Ish Kryeprokurori rrjedh nga një familje nga fshatrat e Gramshit, si shumica e shqiptarëve që vijnë nga origjina fshatare, për shkak edhe se shumica e popullsisë sonë historikisht rrjedh nga fshati dhe tani që jeton në qytetet, zengjinët e rinj kërkojnë të tregojnë statusin e ri shoqëror nëpërmjet rikthimit cilësisht ndryshe, tashmë si bejlerë të rinj. Adriatik Llalla ka blerë toka pafund, madje në një zonë ku ende janë të freskëta historitë e të famshmit Nazif Tuga, i njohur ndryshe me nofkën “Beu i Saukut”.

Po kush janë pronat që zotëron me emrin e tij ish Kryeprokurori në toka dhe pasuri të tjera të patundshme që e bëjnë atë të meritojë këtë nofkë të re që ia ka ngjitur media dhe opinioni publik pas serialit të ksandaleve që ia janë bërë publike javët dhe muajt e fundit?

Tokë ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në Mjull Bathore.
Tokë arë me sipërfaqe 4 500 metra katrorë në Qeha Shytaj, Njësia Administrative Baldushk, Tiranë.
Tokë arë sipërfaqe 12. 300 metra katrorë me adresën në Qeha Shytaj, Tiranë.
Tokë arë me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në Qeha Shytaj, Tiranë.
Tokë arë me sipërfaqe 2 250 metra katrorë me adresë Qeha Shytja, Tiranë.

Pra në total Adriatik Llalla ka blerë plot 25 mijë e 25 metra katrorë tokë të cilat të gjitha vlejnë një miliardë e gjysëm lekë (1 487 240 000 lekë). Ndërkohë që çdo fshatar shqiptar kur i është ndarë toka pas 1990 zotëron e shumta 2 dynym tokë. Kaq mjafton për të kuptuar se përse Adriatik Llalla është tashmë latifondisti, ose Beu i ri i Saukut./Alpenews

Aktualitet Faktet/ Si u bë Adriatik Llalla ‘pashai i Saukut’ gjatë kohës që ishte Prokuror i Përgjithshëm