Aktualitet15 Tetor 2019, 09:43

“Falsifikoi vulat”, nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti
“Falsifikoi vulat”, nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në

“Falsifikoi vulat”, nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan për shpërdorim detyre

Procedohet penalisht drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, shtetasi Andon Lapa. Sipas policisë së Elbasanit, që bën me dije edhe lajmin, mbi të rëndojne disa akuza.

“Shtetasi  A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet për veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”- bën me dije policia.

Gjithashti është proceduar edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Aktualitet