Anti-Mafia14 Korrik 2019, 12:56

Falsiteti/ Ulsi Manja i vë Arta Markut, 20 detyra që duhej t’i kryente para 1 viti; rezoluta është 16 herë kopje qysh nga

Shkruar nga Pamfleti
Falsiteti/ Ulsi Manja i vë Arta Markut, 20 detyra që duhej t’i

Falsiteti/ Ulsi Manja i vë Arta Markut, 20 detyra që duhej t’i kryente para 1 viti; rezoluta është 16 herë kopje qysh nga viti 2003

Tallje me drejtësinë e kapur nga krimi shtetëror/ Parlamenti, i komanduar dhe përbërë nga 80% eksponentë “VIP” të korrupsionit e lidhjeve me bandat mafioze dhe nga 20% votues kukulla, në “Raportin 2018” të kryeprokurores, konstatoi se ajo nuk kishte përmbushur asnjë detyrim ligjor dhe në vend që ta pezullonte, Kuvendi pranoi propozimin dhe veton e Ulsi Manjës, që Arta Markut t’i liheshin detyra të përsëritura, kopje e rezolutave shabllone të viteve 2003-2018  

Kupola e parlamentit, komanduar “de facto” nga treshja Edi Rama, Taulant Balla e Ulsi Manja, nxorri një rezolutë, me të cilën i cakton Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, zbatimin e 20 detyrave, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto 20 “detyra të reja”, siç i quajti Ulsi Manja, që ia ka vënë Arta Markut, me afat deri në peridhën shtator-dhjetor 2019, janë kopje e 20 detyrave, që e preferuara e privilegjuar e U. Manjës, duhej t’i kishte kryer qysh në muajin korrik 2018, ose 8 muaj pas betimit në parlament.

E nëse analfabetes Arta Marku, i ngarkojnë detyra sa për prototkoll, të cilat as ajo nuk i bën dot nga paaftësia dhe as shefat partiakë nuk e lejojnë t’i kryejë; skandali thellohet më tej, kur mëson se rezoluta me këto 20 detyra “anti korrupsion e anti-krim”, është lojë e vjetër politike PD, PS, LSI, që vazhdon luhet, për të mos e luftuar korrupsionin dhe krimin shtetëror.

Sipas arkivës së Kuvendit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, konstatohet se rezoluta me 20 detyrat e lëna për Arta Markun, paraqitur në parlament nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Dr. Ulsi Manja, është kopje e plotë e rezolutës me 20 detyra, që i janë lënë dhe ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, 5 herë në vitet 2012-2017.

Ky falsitet i kupolës së parlamentit shqiptar, është skemë e përsëritur, për të mos luftuar korrupsionin shtetëror dhe krimin e organizuar që lidhet me ta, familjet dhe bandat e tyre prej 28 vitesh, tashmë paraqitur si pjesë e reformës në drejtësi.

Në fakt është e njëjta kopje rezolute me 20 detyra, 5 herë e lënë detyrë në vitet 2003-2007 për ish-kryeprokurorin Theollori Sollaku; 5 herë e njëjta kopje, lënë për ish-kryeprokuroren Ina Rama në vitet 2013-2017; dhe tani, 2 herë kopje e njëjtë, lënë për Arta Markun në vitet 2018-2019.

Prej 14 vitesh, 3 ish-prokurorët Theollori Sollaku, Ina Rama, Adriatik Llalla e prej afro 2 vitesh Arta Marku, kopjojnë dhe lexojnë të njëjtin “Raport pune vjetor” në parlament, ndërsa komisioni ligjeve e miraton, parlamenti e voton “Shumë mirë” këtë raport kopje të përsëritur dhe lë si detyrë, të njëtën rezolutë kopje me 20 detyra që nuk zbatohen.

Ndaj ka patur e ka korrupsion gjigand, të pandëshkaur në kupolën e shtetit dhe lidhje e bashkëveprim të saj me krimin e organizuar, ku krerë të politikës e shtetit, janë drejtues dhe mbrojtës të krimit.

Prandaj ka rezoluta që stër-përsëriten formalisht sa për protokoll e mashtrim ndaj SHBA-BE, por prej 28 vitesh, ka mbyllje dosjesh për politikanët, familjarët, vartësit sekserë dhe bandat e tyre, dhe siç po veprohet, nuk do të ketë hapje dosjesh as nga Arta Marku, mbasi drejtësinë e komandojnë shefat e saj të rinj e të vjetër, Rama, Berisha, Nano, Meta, Basha e Kryemadhi, të cilët janë brenda dosjeve të zeza.

Ja 10, nga 20 detyrat e lëna formalisht edhe për Arta Markun, kopje e viteve 2003-2019

   

KUJTESË/ Këto 20 detyra “anti-krim e anti-korrupsion”; prokurorisë i janë lënë nga shtetarët, që janë vetë personazhe krimi e korrupsioni, të pa ndëshkuar deri sot, mbasi dosjet janë bllokuar, pushuar, pastruar e asgjësuar, nga shefat e prokurorisë, të cilët si shpërblim, janë emëruar në detyra e poste të larta, prej atyre që kanë bërë krimet./Pamfleti

Anti-Mafia 20 detyra që duhej t’i kryente para 1 viti; rezoluta është 16 herë kopje qysh nga viti 2003 Falsiteti/ Ulsi Manja i vë Arta Markut