Një familje e tërë holandeze është mbyllur në bodrum dhe ka jetuar atje prej nëntë vitesh, në pritje të fundit të botës. Ky është lajmi që shumë media holandeze po përhapin dhe që ka ngjallur diskutime në vend.
Gjithçka doli në dritë falë djalit të madh, i cili vajti në një pub duke rrëfyer shumë konfuz atë që i kishte ndodhur. Policia bëri pjesën tjetër të punës, duke gjetur në një pyll të Ruinerwold fermën teatër të ngjarjes.
Prej nëntë vitesh kanë qendruar të mbyllur në një bodrum, duke pritur fundin e botës, i cili fatmirësisht, nuk erdhi. Kështu ka jetuar një familje e tërë, izoluar në një lokalitet në qendër të Holandës.
Kjo, deri në momentin kur djali më i madh i familjes, 25 vjeçar, është larguar nga vendstrehimi dhe u shfaq në një pub të fshatit më të afërt, duke rrëfyer në mënyrë shumë konfuze detajet e ngjarjes, mbi të cilën tani po heton policia vendase.
Media të ndryshme holandeze kanë përcjellë historinë e cila u zbardh pak nga pak, pasi policia vajti në vendstrehim, në fermën e Ruinerwold. Në shtëpi, e izoluar nga një pyll nga banesat e tjera, agjentët kanë gjetur një shkallë të fshehur pas një mobiljeje që çonte në bodrumin në të cilin gjetën një burrë të shtrirë në shtrat për shkak të një iktusi dhe gjashtë fëmijët e tij të moshës nga 18 në 25 vjeç, të pa regjistruar në zyrat e gjendjes civile.
Nëna e vdekur dhe varrosur në bodrum? – Nga rindërtimi i parë i ngjarjes dhe falë rrëfimeve të djalit më të madh, duket se familja ka jetuar për nëntë vjet tërësisht e izoluar dhe disa nga fëmijët as që e dinin se bota banohej edhe nga njerëz të tjerë.
Babai, 58 vjeçar, tani i arrestuar, i kishte detyruar të jetonin në bodrum, duke pritur fundin e botës. Policia mendon gjtihashtu se nëna e fëmijëve do jetë varrosur në fermë. Të gjashtë djemtë e vajzat dhe burri u transferuan në një institute, në pritje që policia të bëjë bastisjen e nevojshme dhe të përkufizojë të gjithë historinë, ende pak të qartë, detajet e së cilës autoritetet përpiqen t’i mbajnë të rezervuara për respekt të privacisë së familjes.
Mdërkohë, nga dëshmitë e fqinjëve, del se askush nuk i ka parë ndonjëherë fëmijët e familjes, por vetëm të atin dhe se në një shkurre pranë hyrjes së fermës ishte një telekamera që i ka shkurajuar gjithnjë fqinjët për t’u afruar më shumë.
Kryebashkiaku: “Ai nuk është babai i fëmijëve” – Dyshime mbi rindërtimin e ngjarjes dalin nga kryebashkiaku i Ruinerwold, Roger de Groot, i cili thotë se nuk “ka parë kurrë një situatë të tillë”.
Ai gjithashtu ka saktësuar se burri 58 vjeçar i arrestuar nuk është babai i fëmijëve, siç thuhet në media dhe as pronar i fermës. Ende nuk është i qartë roli i tij. Kryebashkiaku ka shpjeguar gjithashtu se nëna e fëmijëve kishte vdekur para se familja të shkonte për të jetuar në fermën ku u gjet.