Në fshatin Gropje të Tiranës, Riza Nozlli jeton së bashku me bashkëshorten dhe vajzën në një shtëpi të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shirat për pak sa nuk iu kanë shembur muret duke rrezikuar kështu jetën e familjarëve.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa teksa pa nga afër situatën e rëndë në të cilën jeton familja Nozlli theksoi se:
“Kjo qeveri dhe Bashkia Tiranë kanë dështuar duke e treguar qartë këtë. Pak metra më poshtë qeveria po i rindërton shtëpinë e Lul Agës i cili ka vila tre katëshe. E kam denoncuar këtë fakt në Fortuz. Ndërsa ju këtu që keni nevojë për të futur kokën në një vend të sigurt, nuk ju pranojnë në institucione. Edhe 90 ditë ju kanë mbetur. Me datë 35 prill merr fund dhe e drejta juaj do të shkojë në vend dhe ne do të kthehemi për t’ju dhënë atë që ju takon dhe për t’ju rindërtuar shtëpinë siç ju takon. Qeveria e re do të kujdeset për ju siç e meritoni dhe jo duke ju lënë në mëshirë të fatit. Sepse ata e kanë hequr komplet vëmendjen ndaj qytetarëve dhe ata e kanë vëmendjen tek mafia, tek paratë e veta, të shkojnë të hanë dreka e darka në Dubai dhe e kanë humbur vëmendjen nga qytetarët”, tha Ina Zhupa.