Familja u shua në aksidentin tragjik, mijëra qytetarë solidarizohen me humbjen e madhe

Janë përcjellë në banesën e fundit, 5 anëtarët e familjes Sadiku nga Suhareka të cilët humbën jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik automobilistik. Në ceremoninë e mortit të familjes, morën pjesë mijëra qytetarë, miq dhe familjarë. Erjon Sadiku, nëna e tij dhe bashkëshortja me dy fëmijët e mitur humbën jetën në aksidentin tragjik.

Familja Sadiku u shua pasi makina e tyre tip “BMW” u përplas me një autobus. Erjoni së bashku me familjen e tij ishin kthyer në vendlindje nga Zvicra për pushimet verore, por fatkeqësisht një përplasje fatale u mori të gjithëve jetën.