Bota19 Gusht 2019, 01:26

Familjarët në panik, dy zjarrfikës zhduken pas daljes për peshkim

Shkruar nga Pamfleti
Familjarët në panik, dy zjarrfikës zhduken pas daljes për

Familjarët në panik, dy zjarrfikës zhduken pas daljes për peshkim

Dy zjarrfikës janë shpallur të humbur që të premten bëjnë me dije mediat amerikane. Brian McCluney dhe Justin Walker janë parë për herë të fundit të premten në mëngjes duke lëshuar varkën e tyre të pëshkimit në ujë- thonë zyrtarët e Rojes Bregdetare.

Familjarët kontaktuan rojet bregdetare pasi ata nuk u kthyen të premten në mbrëmje. Të dy burrat janë identifikuar si zjarrfikës ku McCluney punon me Jacksonville Fire and Rescue dhe Walker punon me Fairfax County, Virginia, Fire and Rescue.

Rojet Bregdetare, së bashku me agjensi të shumta lokale dhe qarku, filluan kërkimet me anije dhe ajër të premten në mbrëmje. Ata thonë se ata kanë kontrolluar pothuajse 5,000 milje katrorë oqean për dy zjarrfikës që u zhdukën pasi u nisën nga Port Canaallel, Florida, në një udhëtim peshkimi.

Bota dy zjarrfikës zhduken pas daljes për peshkim Familjarët në panik