Aktualitet10 Qershor 2018, 08:19

Fashizmi / Rrëfim për ideologjinë që hipnotizoi Italinë

Shkruar nga Pamfleti
Fashizmi / Rrëfim për ideologjinë që hipnotizoi Italinë

Fashizmi / Rrëfim për ideologjinë që hipnotizoi Italinë

Mussolini tërhoqi nga vetja sektorë të veçantë të kulturës e të argëtimit si instrumenta për të ndërtuar fytyrën e re të kombit dhe të identitetit të vendit

Italianët popull tifozësh, futbolli sporti kombëtar më i dashur. Raporti i privilegjuar i Vendit të Bukur me topin konsolidohet gjatë Njëzetvjeçarit fashist. Është e njohur se duke filluar nga ajo periudhë dhe dora dorës në mënyrë më sistematike, fashizmi tërhoqi nga vetja sektorë të veçantë të kulturës e të argëtimit si instrumenta për të ndërtuar fytyrën e re të kombit dhe të identitetit italian.

Edhe futbolli nuk i shpëtoi kësaj strategjie dhe, ashtu si shkenca, letërsia, muzika, arkitektura, të manipuluara siç duhet, hyri për t’u bërë pjesë e atij mekanizmi nëpërmjet të cilit regjimi tentoi të siguronte konsensusin e masave. Në librin “Futboll e Fashizëm” Simon Martin investigon strategjitë nëpërmjet të cilave gradualisht futbolli transformohet nga një kalim kohe i thjeshtë në një instrument i privilegjuar për ndërtimin e një identiteti kombëtar krenar e mospërfillës.

Natyra e tij, sipas Duçes, e bënte të aftë të ekzaltonte popullin, të përfshinte grupe shoqërore të mëdha e të ndryshme, të lëvizte pasione dhe ndjenja. Vullneti për ta inkuadruar popullin, për të edukuar me urdhërimet fashiste, është një aspekt magjepsës dhe në një farë kuptimi i ri në panoramën politike kombëtare, nëqoftëse është e vërtetë që Mussolini i pari dhe mbi të gjithë vuri në praktikë mendimin e sociologut francez Gustave Le Bon i cili, duke hetuar psikologjinë e masave, e kish kuptuar shumë mirë se atje ku ekziston një pushtet i fortë ekziston nënshtrimi dhe manipulimi i mendjeve. Domethënë, masat kanë nevojë për një drejtues që t’u japë atyre siguri.

Në kapitujt e parë të librit, autori bën një rikonjicion të hollësishëm të fenomenit më të gjerë të njohur si “nacionalizim”: domosdoshmërinë për të siguruar konsensusin e popullit duke ndërhyrë me këmbë ngritur në të gjithë ata sektorë që do të kishin mundësuar një kontroll të individit, edhe ato më “vulgaret”, si pikërisht futbolli.

Benito Kështu që nuk përbën aspak rastësi fakti që në vitet Tridhjetë futbolli si lojë kryesisht “fashiste” transformohet, rritet, tërheq nga vetja mijëra individë, përhapet nga veriu në jug, duke triumfuar në skenarin ndërkombëtar, duke marrë karakteristikat që i ruan akoma dhe sot: lojë skuadre me logjika dhe taktika të sakta. Faqet e para të librit rezultojnë më të mprehtat, atje ku autori shpjegon sesi regjimi e tërhoqi nën krahun mbrojtës të tij këtë sport dhe e transformoi në diçka unike.

Fashizmi kish kuptuar atë që qeveritë e mëparshme liberale, komunistët dhe socialistët e kishin injoruar, domethënë potencialin e madh që futbolli ishte në gjendje të ushtronte në stimulimin e interesit dhe mbështetetjes së turmave. Socializmi dhe katolicizmi, lëvizjet kryesore në gjendje për të ofruar raste pjesëmarrjeje dhe relaksim sportiv e kreativ në Italinë parafashiste, e konsideronin sportin vetëm si një mjet për të zhvilluar forcën fizike dhe ushtarake.

Në këtë mënyrë ato humbën një rast të madh për të bërë prozelitë pikërisht sepse e lanë atë të ishte jopolitik dhe i destrukturuar. Kishte pasur disa tentativa në aspektin sportiv, për shembull nëpërmjet organizimit të shoqatave dhe federatave sportive të markës katolike, megjithatë, të paktën qysh nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore, qëndrimi ndaj sportit qe negativ nga ana e lëvizjeve politike të sipërpërmendura. Ekzistenca pastaj e këtyre shoqatave dhe grupeve u vu në provë të vështirë nga regjimi, i cili menjëherë tentoi t’i fusë inisiativa të tilla në aspektin e vetëm kreativ, domethënë të oratorëve.

Për socializmin, mbizotëronte influenca e thellë e mendimit marksist, sipas të cilit edhe sporti, njëlloj si feja, ishte një lloj opiumi i popujve, një faktor mendjeprishës ndaj objektivit parësor të masave, qëllimit të fundit, luftës së klasave. Mbizotëronte vizioni i sportit si “ves borgjez”, kështu që ishte e pakonceptueshme të merrje pjesë. Edhe në aspektin socialist kishte njerëz, si puna e drejtorit të gazetës socialiste “Avanti!”, Giacinto Serrati, që kish sugjeruar një qëndrim më fleksibël megjithëse jomiratimi, vetëm për ta pranuar më pas në një moment të dytë si instrument të vlefshëm organizimi të luftës së klasave.

Kurse fashizmi bëri atë që “liberalizmi i vjetër dhe vetë demokracia gjithmonë e kanë anashkaluar: ka shkuar tek populli, ka shkuar midis fshatarëve, punëtorëve, bujqëve, klasës së mesme, u është afruar studentëve, të rinjve, ka interpretuar nevojat e popullit, e ka edukuar politikisht dhe moralisht, e ka organizuar jo vetëm nga pikëpamja profesionale dhe ekonomike, por edhe nga perspektiva ushtarake, kulturore, edukative dhe rikreative”.

Fashizmi rishikoi qëndrimin e pushtetit kundrejt sportit, duke e konsideruar më shumë instrument rigjenerimi të shoqërisë masive, në analizë të fundit funksional për të luftuar të këqaijat e kohës (alkoolizmin, tuberkulozin, malarjen, lindshmërinë e pakët), simptoma të një shoqërie të sëmurë, pak e vëmendshme ndaj higjenës fizike. Si të sigurohej konkretisht konsensusi nëpërmjet futbollit? Thelbësore ishte të veprohej mbi arësimin, i cili deri atëhere i kish kushtuar rëndësi të pakët praktikës sportive.

Edukimi fizik u bë tani i detyrueshëm në çdo rend studimesh dhe u investua në formimin e mësuesve më të përgatitur (në vitin 1928 lindi në Romë instituti i parë mashkullor u edukimit sportiv, i cili i nxirrte nxënësit e tij pas një seleksionimi të vështirë të përbërë nga prova fizike dhe, natyrisht, përkatësia në parti). Prototip i kësaj figure të rinovuar të instruktorit qe Vittorio Pozzo, trajiner i Kombëtares italiane, asaj fituese të Botërorit të vitit 1934.

Megjithëse e kish mohuar shumë herë përdorimin e teknikave të bindjes psikologjike, Pozzo përdorte imazhe nacionaliste dhe aludime ndaj teknikave të luftimit për të nënvizuar rolin e lojtarëve si përfaqësues të kombit dhe të regjimit. Vetë ai kish thënë se “faktori psikologjik është themelor për italianët. Është e domosdoshme që njerëzit të jenë të motivuar… “. Përveçse një aktivitet kreativ dhe i shëndoshë, futbolli për fashizmin përfaqësonte një rast të bukur e të mirë për të mobilizuar miliona njerëz, për të krijuar dhe drejtuar pasionet e brezave, duke i organizuar dhe duke i edukuar me vlerat e predikuara nga hierarkia.

Kështu, qe e qartë qysh nga fillimi se futbolli nuk mund t’i shpëtonte influencës së politikës, me të gjitha pasojat e dëmshme që kjo solli, parasëgjithave ringjalljen dhe modelimin e një lokalizmi tejet italian, që shpesh u shty nga e pabesueshmja. Aspekte të mirëevidentuara nga Martin, i cili nuk kufizohet në citime të thjeshta, por në një analizë të hollësishme të përplasjeve midis fraksioneve në rastin e takimit Genoa – Bolonja të zhvilluar në Torino në vitin 1925. Ajo që ia lehtëson detyrën hierarkisë fashiste në këtë tentativë për të krijuar një ndjenjë identiteti kolektiv duke evokuar vlerat e antikitetit romak ishte rrethana që futbolli tashmë praktikohej. Kështu, bëhej fjalë më shumë për ta krijuar, për ta riorganizuar këtë sport mbi premisa të reja.

Domethënë, në vend që të abrogoheshin shoqëritë e vjetra “futbollistike” ekzistuese, ato u ristrukturuan duke imponuar shpirtin e disiplinës që karakterizonte shpirtin fashist dhe duke forcuar aspektet më teknike dhe politike. Kështu futbollistët zgjidheshin dhe seleksionoheshin pikërisht pse përfaqësonin në mënrën më të mirë idealin e “njeriut të ri” që fashizmi predikonte andek këtej gjatë tyre viteve: atleti në fushë ishte metafora e ushtarit në betejë, i cili sakrifikon për nderin dhe lavdinë e të gjithë skuadrës. Në të njëjtën mënyrë, detyra e atletit ishte që ta përçonte emrin e Italisë në botë nëpërmjet armës së vetme që ishte në pushtetin e tij: fitores.

Kështu futbollistët bëheshin shembullorë për dy arësye: paraqitjen e aspektit të tyre fizik dhe gjendjen e tyre reszistente shëndetësore, në radhë të dytë pse funksionalë ndaj një grupi, ndaj skuadrës. Meritat e futbollit për fashistët nuk ndaleshin këtu: ai kontribuonte në forcimin e ndjenjës së identitetit dhe të Atdheut (“Fanellat italiane janë nërë në të gjitha fushat simbol aftësie”, thotë një artikull i 31 majit 1938 në Gazzetta dello Sport). Lokalizmi të cilit i vihej theksi më sipër nuk qe difekti i vetëm në synimet e regjimit.

Ajo që komplikonte kuadrin dhe në demostrim të kontradiktave të panumërta me të cilat duhej të ndeshej sistemi fashist qe edhe e ashtuquajtura “çështje e oriundëve”, domethënë e atyre lojtarëve të ardhur nga vende të huaja, e cilia vuri nën sporvë të rëndë vetë themelet e diskriminimeve raciale për të cilat fashizmi dha provë. Aq është sa çështja e bë gjithnjë e më presuese në vitin 1938, kur në Itali kishin hyrë në fuqi ligjet raciale.

Një problem të cilit fashizmi ju përgjigj duke ju shmangur pyetjes, me lojën e shtetësisë së dyfishtë. Sukseset italiane në fushat ndërkombëtare qenë bërë gjithnjë e më shumë fryt i një pune të skuadrës të përbërë edhe nga lojtarë të huaj, veçanërisht të ardhur nga Amerika e Jugut. Kjo e eksitoi hierarkinë, e cila e vendosi vëmendjen mbi origjinën e tyre italiane (edhe në rastet në të cilat kjo ishte shumë e largët) dhe mbi përkushtimin ndaj kauzës së fitores duke e lënë menjanë krenarinë kombëtare. Pati edhe një kontradiktë të tretë.

Vetë ai fleksibilitet që kish mundësuar të përmbahej çështja e oriundëve orientoi zgjedhjet e Duçes edhe në kuadër rë arkitekturës. Nevoja për të mos i lidhur simpatitë dhe mbështetjen politike me shtresa të gjëra të kulturës kombëtare i imponoi regjimit që t’u linte liri të gjerë manovre arkitektëve dhe inxhinierëve që projektuan stadiumet sportive.

E rëndësishme ishte që ata të respektonin disa parametra të vendosura nga lart: monumentalitetin dhe raportin e ngushtë me qytetin. Stadiumi ishte thelbësor në optikën fashiste. Ndoshta pikërisht nëpërmjet konsideratës së natyrës së tyre është e mundur, këtë lë të nënkuptohet Martin, të shkohet në rëndësinë gjithnjë e në rritje që fashizmi i atribuonte futbollit.

Dy prototipet e stadiumeve fashiste janë Littoriale i Bolonjës, i pari në termat kohore që pa dritën, dhe Giovanni Berta i Firences. Edhe në diversitetin e tyre absolut arkitektonik qëndrojnë për të nënkuptuar vullnetin e fashizmit për të evokuar rrënjët e Romës perandorale dhe në të njëjtën kohë vullnetin për të shikuar nga e ardhmja, në aspektet më trasgresivë dhe modernë të Italisë fashiste.

Littoriale i Bolonjës i përket kategorisë së parë. Lënia e hapësirave të mëdha të lirisë individuale ishte për regjimin një fakt mbijetese, një mënyrë për të afruar eksponentë të kulturës, armës më efikase për të tërhequr shumë mendimtarë dhe artistë.

“Ndryshe nga Hitleri, Mussolini mendonte ndryshe përsa i përket çështjes kulturore: kishte pak interes për artet dhe qëndronte jashtë debateve estetike të epokës… Ajo që rezultoi që një ide pakashumë e vagullt e artit fashist që u linte artistëve dorë të lirë për zgjedhjen e argumenteve, stilit, kompozicionit, formës… “. Littorale qe dëshira e hierarkut fashist Leandro Arpinati, i cili e konceptoi pas një vizite në Terme di Caracalla. Karriare e Arpinati-t, me marrjen e teserës së partisë, qe e vetëtimshme. I lindur në një familje të thjeshtë, në rininë e tij Arpinati kish qenë një anarkist i bindur, me zanat pjatalarës dhe më pas eletricist. Nga takimi me Mussolini-n në vitin 1910 qe e dukshme afërsia midis të dyve.

Ajo që i bashkonte qe ëndërra e një shoqrie të re dhe të ndryshme. Arpinati u bë themeluesi i fashios së Bolonjës dhe menjëherë maturoi bindjen që të mirrte në konsideratë mjete alternative për të siguruar konsensusin, si kontrollin e së përditshmes “Il Resto del Carlino” dhe themelimin e të tjerave, si “Il Littoriale” dhe “L’assalto”.

Qe e tija ideja për të ngritur një shoqëri të vetme sportive, qe ai i cili deshi që Littoriale të bëhej jo vetëm stadiumi më i rëndësishëm i qytetit dhe simbol i vetë qytetit fashist, por edhe qendra e një zhvillimi të ri të Bolonjës drejt periferisë. Faktikisht përreth tij u ndërtuan spitale, aeroporti i Panigale-s, hipodromi, një lagje panairesh, një qendër kulture dhe arti, shkolla, shtëpi. Rezultoi një fitim i pamatshëm për tregëtarët, përveçse e bëri Bolonjën nyjen kryesore hekurudhore që lidhte veriun dhe jugun e Çizmes.

Megjithatë, shumë shpejt Littoriale shfaqi kontradiktat e tij deri sa të tërhiqte urrejtjen e bolonjezëve: tejet i madh, pothuajse asnjëherë plot gjatë ndeshjeve më të rëndësishme. Pastaj ishte problemi i transportit, i bërë i papërtypshëm dora dorës që qyteti zmadhohej. E ndryshme për disa aspekte qe përvoja e AC Fiorentina, një skuadër që, pavarësisht se qyteti paraqitej si djepi i futbollit, lindi vetëm në vitin 1926, shumë kohë pas asaj bolonjeze. Bëhej fjalë për një datë domethënëse, sepse përkon me riorganizimin e selisë lokale të Partisë Fashiste.

Shpirti i futbollit fiorentin ishte Markezi Luigi Ridolfi, edhe Presidenti i parë i Fiorentina. Ashtu si ajo bolonjeze, edhe “Giovanni Berta” kishte një domethënie të qartë politike propagandistike, përfaqësonte në strukturën e saj edhe elementët e Rilindjes (moralë, psikologjikë, fizicë). Qysh tek emri ishte i qartë synimi: Giovanni Berta kish qenë një skuadrist fashist, i përfshirë në sulmin ndaj Bolonjës gjatë së cilës u vra një manifestues i majtë.

Përfundoi edhe ai i vrarë gjatë përleshjeve. Është e vërtetë, thekson Martin, që në sytë e më të papërgatiturve dy stile, dy arkitektura – antike dhe moderne – mund të duken goxha kontradiktore, megjithatë nuk mund të mohohen përparimet e padyshimta që fashizmi siguroi në transformimin e futbollit në një sport popullor, i arritshëm për këdo, jo i rezervuar për një elitë. E demostron prozelitizmi që ky qëndrim bëri në vende të tjera: stadiume u shfaqen në Norvegji, Finlandë, Bullgari, Sllovaki dhe, natyrisht, në Gjermani.

Efikasiteti dhe vëmendja me të cilën qenë ndërtuar stadiumet e tregon më tej rëndësinë që regjimi i atribuonte sportit, në veçanti futbollit: dhoma të ndara për arbitrin dhe lojtarët, hyrjhe në tribunat drejtpërsëdrejti nga rrugët, shkallë që lehtësonin lidhjet me tribunat, fuqizim të mjeteve publike midis qytetit dhe stadiumeve. Në një sistem të konceptuar kështu edhe publiku bëhej pjesë integrante e spektaklit: shkallët e pjerrta bënin që tifozët të mos ndaheshin kurrë nga aksioni si nga pikëpamja vizuale, ashtu dhe nga ajo e të dëgjuarit.

Dora dorës që futbolli rritej nga rëndësia për regjimin qe i pashmangshëm zhvillimi i një burokracie efikase: shoqëritë që aspironin të ndërtoheshin duhet të demostronin se aktiviteti i tyre do t’i përmbahej legjislacionit fashist dhe se do të jepnin kontributin e tyre ndaj zhvillimit të shpirtit kombëtar. Lindi kështu një zyrë e re për sportin me detyrën që të mirëmbante raportet midis CONI-t dhe vetë partisë.

Impenjimi shkonte nga formimi i mësuesve, në ndërtimin e impianteve sportive, në edukimin e të rinjve dhe të të rriturve me disiplinën ushtarake dhe me gëzimin e ushtrimit fizik.me pak fjalë një inkuadrim produktiv të cilin Carlo Levi e ka shpjeguar mirë… “sapo inkuadroheshin nëpërmjet aktivitetesh që mbushnin kohën e tyre të lirë, evenimentet sportive do t’i mbanin larg nga problemet në rritje sociale, politike dhe ekonomike. (…) në brendësi të organizatave sportive atyre do t’u bëhej një indoktrinim i thjeshtë dhe i arësyeshëm, i pajisur me nocione të përgjithshme të kulturës fashiste, valvola shfryrjeje nga njëra anë dhe sistem kontrolli nga ana tjetër”. Burokratizimi i futbollit u bë më i rreptë dora dorës që sporti bënte prozelitë, duke tërhequr nga vetja miliona tifozë.

Atëhere shoqëritë filluan të financojnë tifozeritë që të mund ta ndiqnin skuadrën e zemrës në ndeshjet jashtë. Me pak fjalë, futbolli ishte bërë një element konstant i jetës së çdo italiani, ushqente të dielat e tij deri në pikën se nuk është më në gjendje të përcaktohet sesa njerëzit aderonin tek fashizmi nga bindja dhe sa nëpërmjet futbollit, duke parë që pjesëmarrja – si në cilësinë e aktorit protagonist/lojtarit, ashtu dhe të spektatorit – mund të konsiderohet i vetëm element konsensusi apo jo dhe në pikën sa të vërë në dyshim kontributin e tij në krijimin e një identiteti kolektiv, duke parë se në vend që t’i zvogëlonte, i theksonte rivalitetet lokale, sidomos në rast kompeticionesh kombëtare.

Pikërisht për të frenuar një situatë që po dilte jashtë kontrollit, hierarkia fashiste imponoi në vitin 1926 Kartën e Viareggio-s, e cila ia referoi drejtpërsëdrejti Duçes drejtimin e federatave futbollistike. Nuk qe pasoja e vetme: mes të tjerave ndalimi i lojtarëve të huaj në favor të atyre italianë të blerë nga skuadrat jugore. Në analizë të fundit, rezultoi i minuar shpirti i lojës: kur luanin jashtë vendit, sukadrat italiane shikoheshin si simbol i ideologjisë fashiste dhe të privuara nga identiteti i tyre qytetar. Kur fashizmi fitoi antipatitë e vendeve të huaja, mund të imagjinohen pasojat që patën ato në aspektin sportiv. Kulmi i kësaj politike të konsensusit qenë kampionatet dhe, sidomos, Botërorët dhe Olimpiadat.

Një bangoprovë e parë e përparimeve që kish arritur futbolli italian brenda pak vjetësh që Olimpiada e Amsterdamit e vitit 1928, të cilën Italia e humbi me rezultat të ngushtë kundër Uruguajit. Megjithatë, askush nuk mund t’i vinte në dyshin sukseset e arritura nga Kombëtarja.

Por Mussolini deshi më shumë, siç e demostron deytra e dhënë Lando Ferretti për të riogranizuar CONI-n, duke e bërë një organ që i përgjigjej drejtpërsëdrejti partisë. Kështu vitet që i paraprinë Olimpiadës së Los Angeles të vitit 1932 qenë vite përgatitjeje të madhe, gjatë të cilëve atletët konsideroheshin pasuri e kombit, ambasadorë të Italisë në botë. Olimpiada u mbyll me një listë suksesesh të respektueshme për Italinë, e vendosur në vendin e dytë në listën e medaljeve ndërkombëtare. Atletët u pritën drejtpërsëdrejti nga Duçja dhe më pas në Milano nga Arpinati, i cili u dorëzoi atyre “Medaljen e Çeliktë”, mirënjohjen më të lartë në nivel kombëtar.

Botërori i vitit 1934, i zhvilluar në Itali, qe pastaj një rast i mëtejshëm jo vetëm për t’i treguar botës përparimet dhe fuqinë e futbollit italian, por edhe për të shfaqur gamën e tërë të aftësive të regjimit, duke e organizuar në përsosmëri evenimentin. Qe me këtë rast që lindi një e ardhur e tërë që vërtitej rreth organizimit të garës prestigjioze: trena speciale me çmime të reduktuara deri në 70 përqind, pulla të emetuara për rastin në fjalë dhe bileta për stadium të stampuara me një letër të veçantë që mundësonte t’i ruaje su suvenir, një turmë gazetarësh, të përgatitur siç duhet, në ndjekje të kombëtareve të ndryshme. deri dhe një fushata publicitare e organizuar apostafat për Botërorin.

Apogjeu i kësaj makine organizative qe festa për fitoren finale, e luajtur në stadiumin Olimpico përpara 50 mijë shikuesve, të përgatitur të këndonin himne fashiste, duke shpalosur shamira mbi të cilat ishte shkrojtur emri i Duçes. Një ovacion në kuptimin e vërtetë të fjalës me rastin e të cilit u përkujtuan atletë të së kaluarës të rënë në shërbim të atdheut. /Bota.al

Dossier Benito Musolini fashizmi