Kronike19 Gusht 2018, 19:43

Fat i zi i babait nga Mati/ Jonin ia vret rrufeja në Greqi, pak vite pasi humbi njërin djalë, merr vendimin fatal

Shkruar nga Pamfleti
Fat i zi i babait nga Mati/ Jonin ia vret rrufeja në Greqi, pak vite pasi

Nuk kanë fund dhimbjet për një familje të varfër në fshatin Frankth të Matit. Vetëm pak ditë më parë më 16 gusht, Joni Kërtuka, djali 26- vjeçar i familjes, humbi jetën tragjikisht në Greqi nga rrufeja ndërsa ruante delet.

Ky lajm është përjetuar keq nga babai i të riut, që disa vite më parë kishte humbur edhe një djalë tjetër. Me të marrë lajmin për humbjen e djalit të dytë, babai ka tentuar të mbytet në lumë.

“E kemi qetësuar dhe e kemi mbajtur afër. Kjo familje ka parë shumë vuajtje, prej vitesh e kanë ndjekur fatkeqësitë”, tregojnë të afërm të familjes Kërtuka. Jon Kërtuka, katër muaj më parë kishte emigruar në Greqi bashkë me persona të njohur të zonës dhe punonte si blegtor në male.

aFmilja Kërtuka jeton në mjerim të skajshëm, saqë familja nuk ishte në gjendje që të përballonte financiarisht kthimin e trupit të pajetë në vendlindje për të kryer ritet e përcjelljes për në banesën e fundit. Koston financiare për familjen e varfër e kanë mundësuar xhaxhallarët e viktimës, që jetojnë në Greqi dhe Itali.

Kronike