Sport 1 Qershor 2018, 09:55

”Fati dhe jeta të vë në prova të mëdha”, vëllai i Bekim Kulit tregon dramën që i ndodhi ish-futbollistit në

Shkruar nga Pamfleti
”Fati dhe jeta të vë në prova të mëdha”,

''Fati dhe jeta të vë në prova të mëdha'', vëllai i Bekim Kulit tregon dramën që i ndodhi ish-futbollistit në Gjermani

Fjala e urtë popullore thotë: ‘’Rastësia është mbret i botës’’. Por mund të thuhet se e tillë është historia e Bekim Kulit, ish-futbollistit shqiptar, i cili në karrierën e tij fitoi titullin me Dinamon dhe Skënderebun.

Por sot duket se fati nuk është me të. Ai sot ndodhet në burg në Gjermani, për një arsye që askush nuk mund ta priste. Kuli i besoi shumë atyre që i cilësonte si miqtë që i njihte prej 12 dhjetorit të vitit 2017. Atij do t’i duhet të vuajë një dënim për arsye se u shoqërua me njerëzit e gabuar, kështu thekson Heri, vëllai i tij.

Në një intervistë për ‘’Panorama Sport’’ ai thotë se jemi thellësisht të tronditur nga e gjithë ajo që ka ndodhur, por fati dhe jeta të vë në prova të mëdha.

Ish-fantazisti i Dinamos, Partizanit, Besës, Bylisit, Lushnjës, Samsunsporit, Vllaznisë, Shkumbinit dhe Skënderbeut është duke u marr me një proces të gjatë gjyqësor dhe në Shqipëri ka lënë gruan dhe dy fëmijët e tij.

Sport Bekim Kuli ish-futbollisti shqiptar