Aktualitet10 Tetor 2018, 22:16

Fatos Klosi e thotë publikisht: Krimi mbështetet dhe pasurohet nga politika, ja pse ka kaq shumë konflikte mes kriminelëve

Shkruar nga Pamfleti
Fatos Klosi e thotë publikisht: Krimi mbështetet dhe pasurohet nga

Fatos Klosi e thotë publikisht: Krimi mbështetet dhe pasurohet nga politika, ja pse ka kaq shumë konflikte mes kriminelëve

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka bërë një deklaratë të fortë për krimin në vend, duke thënë se është fuqizuar shumë ekonomikisht për shkak të parave të drogës.

Në studion e ‘Ora News’, Klosi u shpreh se krimi në vend gjen mbështetje në politikë, ndërsa shtoi se sot ndodhemi në një situatë kaq të trazuar dhe me konflikte mes kriminelëve, për shkak se nuk janë më paratë e drogës.

“Krimi gjen mbështetje në politikë, por nuk besoj që aq masiv. Krimi atëherë nuk ishte në të tilla nivele. Është bërë shumë i pasur. Droga ishte masive. Një nga arsyet që ka krijuar këtë situatë, që ka konflikte krimi me njëri-tjetrin, është se nuk janë më paratë e drogës”, ka deklaruar ish-kreu i SHISH.  

Aktualitet bandat kriminale Fatos Klosi krimi i lidhur me politiken