Showbiz 4 Dhjetor 2018, 14:45

Festat e fundvitit po afrohen! Bamirësi për fëmijët e sëmurë, 20 mijë babagjyshë i surprizojnë para spitalit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Festat e fundvitit po afrohen! Bamirësi për fëmijët e

Festat e fundvitit po afrohen! Bamirësi për fëmijët e sëmurë, 20 mijë babagjyshë i surprizojnë para spitalit (Video)

Në qytetin e Torinos në Itali, janë mbledhur plot 20 mijë babagjyshë para spitalit “Regina Margherita”  për eventin e përvitshëm të Babagjyshërve të Vitit të Ri. 

Ky event bamirësie është organizuar nga “Forma Onlus” për fëmijët e spitalit “Regina Margherita” në Torino, për të grumbulluar 500 mijë euro për financimin e përmirësimit të procedurës së rezonancës magnetike të spitalit.

“Jemi veshur kështu për t’i sjellë buzëqeshjen këtyre fëmijëve, edhe pse heronjtë janë vet ata!”- shprehet një prej vullnetarëve. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së qytetit të Torinos, Chiara Appedino tha se kjo iniciativë tregon se ky është një qytet i bashkuar.

 

Kuriozitete babagjyshë Bamirësi festa