Sport15 Korrik 2018, 19:39

FIFA shpall lojtarin më të mirë të Kupës së Botës, nuk është nga kampionët e botës

Shkruar nga Pamfleti
FIFA shpall lojtarin më të mirë të Kupës së

FIFA ka vlerësuar mesfushorin Luca Modric si futbollistin më të mirë të Kupës së Botës. Kroati arriti që të dërgonte ekipin e tij deri në finale, por pa prekur ëndrrën e madhe për t’u shpalluar kampion bpote. 

Lojtari i Real Madrid-it dhe kapiteni i ekipit ballkanas bëri një komb të tërë për të ëndërruar, pasi Kroacia shkoi shumë afër me vuajtje, sakrifica dhe lot, por në fund nuk ia doli mbanë. 

Një nderim për Modricin, qoftë dhe për ta ngushëlluar pas humbjes së finales kundër ekipit të Francës. Brezi i artë i kroatëve merr fund në këtë botëror, pasi ekipi ka nevojë për rinovime tanimë. 

Sport Kroaci Luca Modric