Anti-Mafia22 Tetor 2019, 13:01

“Fije” që s’priten/ Ardiu Veliu, nuk i dorëzon Komisionit të Jashtëm të “Veting”-ut policor, dosjen e tij dhe të

Shkruar nga Pamfleti
“Fije” që s’priten/ Ardiu Veliu, nuk i dorëzon

“Fije” që s’priten/ Ardiu Veliu, nuk i dorëzon Komisionit të Jashtëm të “Veting”-ut policor, dosjen e tij dhe të 300 drejtuesve

SKENAR I QËLLIMSHËM, PËR TË MBETUR NË POSTE E POLICI/ Nëse SHBA-BE, duan të dinë të vërtetën, se përse nuk po nis ky proces “pastrimi” anti-krim e anti-korrupsion në polici; duhet ta mësojnë, se shkak është kryepolici i Shqipërisë, i cili po vepron kundër ligjit dhe tinëz urdhërit të ministrit Sandër Lleshaj; duke e penguar procesin me vonesa e fshehje dokumentesh

Duhet pranuar e përshëndetur fakti; se Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në zbatim të Ligjit Nr. 20/2019 “Për Vetingun në Polici”, ka lënë porosi e madje ka udhëruar korrektësisht; përshpejtimin e këtij procesi; që do bëjë “pastrimin” e strukturave drejtuese të policisë, nga zyrtarët dhe punonjësit e paaftë, të korruptuar e të lidhur me krimin.

Po përse, ende sot pas 1 viti, nuk po nis procesi i “Veting:-ut në Policinë e Shtetit, deklaruar për herë të katërt, se do të niste në datën 15 gusht 2019 e të për herë të pestë, në datën 15 tetor 2019?

Çfarë pengesash objektive, apo subjektive ka dhe kush e pengon, këtë proces nga brenda, ose nga jashtë policisë dhe përse?

Para një jave, u njoftua përsëri, se është bërë gati nisja e “Veting”-ut të 300 zyrtarëve të lartë në polici, duke startuar me fazën e para-testimit psikologjik të tyre; por informacioni që redaksia “PAMFLETI”, ka marrë sot, nga burime brenda kupolës së policisë, na ka bërë me dije, se procesi do shtyhet për muajin janar 2020.

Pengesë nuk është mungesa e kapacititeve të dy komisioneve të “Veting”, të ngritur brenda e jashtë policisë; por është vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu; i cili po bllokon qëllimisht, dorëzimin e dosjeve të punës së 300 zyrtarëve, të listuar për fazën e parë të kontrollit, duke mos ia dorëzuar Komisinit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ky bllokim dokumentacioni, po bëhet me vonesa e lojëra shkresash, madje dhe me justifikimin e gënjeshtërt të kryepolicit Ardi Veliu; se gjoja “dosjet nuk po gjenden dot”, duke sajuar mugesën dhe dëmtimin e tyre; transferimin dhe ekzistencën në disa arkiva të ministrisë e policisë në qendër e qarqe, madje edhe zhduken e tyre.

Në fakt, dosjet e vlerësimit të punës dhe figurës së çdo drejtuesi policie; madje edhe të çdo shefi sektori e polici të thjeshtë, janë brenda arkivës të Drejtorisë së Policisë e në çdo Drejtori Policie Qarku.

Por, është skenar i kryepolicit Ardi Veliu dhe “bandës së ujqërve të vjetër” në kupolën e policisë, për ta penguar “Veting”-un, për shkak se ai dhe shumë të tjerë vartës të tij në qendër dhe në drejtoritë e policisë në prefekturat Vlorë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Gjirokastër e Fier; janë “blozë” korrupsioni e lidhjesh me krimin; madje edhe inskenues vrasjesh të kolegëve me nxjerrje në prita krimi e vrasje pas shpine në aksione policore.

Kryepolici Ardi veliu, ka 1001 motive për ta bllokuar “Veting”-un; mbasi është ekzemplari  kryesor që “digjet” e shkon para drejtësisë, për lidhje me krimin e korrupsionin dhe për pasuri e grada të paligjshme; pa harruar faktin, që bashkë me të në listën e parë, janë drejtues të Gardës së Republikës e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA); të cilët janë kontigjente veprash e dosjesh penale.

 

Ja disa prova paraprake, evidentuar nga Komisioni i “Veting”-ut, për kryepolicin Ardi Veliu

 

– Lidhje e bashkëveprim me bandat mafioze në Vlorë, Sarandë, Durrës, Fier e Shkodër.
– Aktivitet kriminal ekonomik-financiar e urbanistik; dhe vjedhja e 500 mijë euro ilegale që mbante në banesë, kur ka qenë 7 vjet Shef Policie Bashkiake në Vlorë dhe nuk e ka deklaruar në “CV” zyrtare.

– Fshehje të 3 viteve, pagesë për punë ilegale (misterioze) në Fondacionin “Soros”, kur ka qenë shef policie në Vlorë.

– Për 2 diploma universitare, degët Ekonomi-Menazhim dhe Juridik, të marra brenda 4 viteve 2003-2007 në Universitetin Shtetëror të Vlorës ku ka gruan shefe.

– Për fshehje e mos deklarim të dosjes së përjashtimit nga policia e shtetit në vitin 2006 dhe zhdukjen e saj, pasi u emërua Drejtor i Përgjithëm i Policisë së Shtetit.

Për 3 grada të larta; të përfituara në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

NË VIJIM, do publikojmë gjithë bandën mafioze brenda Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Ardi Veliu; e cila është bërë barrikadë anti-“Veting”, si mundësia e vetme dhe e fundit, për të mos u larguar nga policia dhe postet drejtuese./Pamfleti

Anti-Mafia “Fije” që s’priten/ Ardiu Veliu dosjen e tij dhe të 300 drejtuesve nuk i dorëzon Komisionit të Jashtëm të “Veting”-ut policor