Kulture22 Prill 2019, 18:52

Filmi i parë shqiptar mbërrin në Cannes

Shkruar nga Pamfleti
Filmi i parë shqiptar mbërrin në Cannes

Shteti shqiptar do të jetë pjesë e festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Shqipëria prezantohet në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, dhe “The Van” është projekti filmik që do ta përfaqësojë shtetin shqiptar. “The Van” është shqiptaro-francez me regji të Erenik Beqirit.

Disa nga aktorët më të njohur që luajnë në këtë film:Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard. Filmi “The Van” i rezistoi përzgjedhjes mes qindra filmave të tjerë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë në Festivalin e Kanës.

Kulture