Bota15 Prill 2019, 14:46

Finlanda përballë bisedimeve të vështira për koalicionin qeverisës

Shkruar nga Pamfleti
Finlanda përballë bisedimeve të vështira për

Finlanda përballë bisedimeve të vështira për koalicionin qeverisës

Bisedime të vështira priten në Finlandë, pasi Partia Social-Demokrate e opozitës shënoi fitore të ngushtë në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën të dielën.

Udhëheqësi i Social-Demokratëve, Antii Rinne, tha se shpreson se qeveria e re do të formohet deri në fund të majit.

Sipas rezultateve përfundimtare, Social-Demokratët e majtë fituan 17.7% të votave, ndërsa Partia e Finlandezëve e ekstremit të djathtë doli e dyta, me 17.5% të votave.

Megjithatë, krijimi i një koalicioni funksional mund të jetë i vështirë, pasi asnjë parti nuk fitoi me një diferencë të qartë.

“Është e rëndësishme të kemi vlera të përbashkëta”, tha kreu i Social-Demokratëve, Rinne.

Partia e Qendrës e kryeministrit aktual, Juha Sipila, fitoi 13.8% të votave.

Partneri i saj në qeverisje, Koalicioni Kombëtar, doli me 17%.

Kjo është hera e parë në një shekull që asnjë parti në Finlandë nuk fiton më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Partia Social-Demokrate bëri fushatë kundër shkurtimeve në shpenzimeve, që i zbaton koalicioni qeverisës.

Partia e Finlandezëve fitoi popullaritet me një fushatë të dominuar nga retorika anti-migrante./REL

Bota Antii Rinne Koalicioni qeverises Partia Social-Demokrate e opozitës Udhëheqësi i Social-Demokratëve