Fino nuk e pret aspak mirë gjestin e ministrit Bushati, reagon i revoltuar (Video)

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe thirri në një interpelancë ministrin Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj u shpreh se FSHF është një organizatë jofitimprurëse, që paguan disa taksa.

Por Braçe deklaroi se nuk mori përgjigje nga ministri për dy cështje  kryesore; Sa është % që i takon buxhetit nga e drejta televizive në 10 vitet e fundit dhe se çfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Sipas deputetit të PS, vlera e zërit ‘paga jashtë federatës’ është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin në FSHF.

E ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj presidenti të FSHF, Duka, ai kërkoi nga Ministri që askush nuk duhet të ketë imunitet fiskal dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Në fund të diskutimit në Kuvend, Braçe në një moment debati me Ahmetajn theksoi se duhet të paguajnë edhe të mëdhenjtë njëlloj para ligjit dhe jo vetëm ‘fakirët’, ndërsa solli një rast konkret. Ai tha se një pronar lokali në Lushnje u gjobit për mos prerje të kuponit ndërkohë që nuk kishte asnjë person brenda.

Në përfundim të fjalës së tij, Braçe u duartrokit nga deputeti Bashkim Fino.

“Bravo, bravo’, tha Fino dhe u ngrit në këmbë nga karrigia duke e duartrokitur. Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati qeshi pas këtij veprimi të Finos i cili nuk e priti aspak mirë.

“Shiko bëj punën tënde ti’, dëgjohet të thotë i inatosur Fino drejtuar Bushatit.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti