Aktualitet11 Shtator 2019, 19:15

Firmës “Fusha”, për prashitje-vaditje lulesh në QSUT, i dha 2 miliardë lekë; SPAK-BKH-së për të luftuar krimin, i dh

Shkruar nga Pamfleti
Firmës “Fusha”, për prashitje-vaditje lulesh në QSUT,

Firmës “Fusha”, për prashitje-vaditje lulesh në QSUT, i dha 2 miliardë lekë; SPAK-BKH-së për të luftuar krimin, i dha 1 miliardë

“Vepra” kryeministrore e Edi Ramës; vjedhje dhe vetëm vjedhje pa fund, duke bërë pazare me taksat e shqiptarëve; bllokim e shkatërrim shteti e anti-integrim në BE, tamam si pushtuesit plaçkitës barbar në ikje

Një tjetër skandal, ka shtuar kryeministri Edi Rama, në “historinë” e tij anti-shtet, anti-integrim e pro-varfëri të popullit; që duket lehtë, se nuk është lajthitje, por veprim i qëllimshëm e i paramenduar, në shërbim të korrupsionit, që vazhdon e bën me oligarkët, ku ka si pjesë (thelë), shtesën e kostove fiktive, të paracaktuar mbi vlerën e kostove reale, të tenderëve dhe PPP-ve.

Me VKM nr.592, datë 04. 09. 2019, të firmosur prej tij, kryeministri Rama ka akorduar 100 milionë lekë të reja, ose 1 miliardë lekë të vjetra, për përshtatjen e zyrave, kompletimin me pajisje e për mjete të tjera pune, për nisjen e aktivitetetit të dy institucioneve të drejtësisë së re: Të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) dhe  për Byronë  Kombëtare  të  Hetimit (BKH).

Sipas mendjes së ndritur të kryeministrit; me kaq fond lekësh, këto dy institucione do nisin veprimtarinë për hetimin, zbulimin dhe çuarjen para ligjit, të krimve e korrupsionit të politikanëve, shtetarëve e grupeve mafioze, të lidhur me ta në afera të ndryshme.

Mirëpo “çudia” e këtij financimi, qëndron në skandalin, se kryeministri i dha 1 miliardë lekë fonde aktiviteti vjetor, dy “majave” të drejtësisë së re, që do luftojnë krimin e korrupsionin; ndërsa vetëm firmës “Fusha”, gjatë viteve 2017-2019, i ka dhënë 2 miliardë lekë tendera, për të krasitur, prashitur dhe vaditur lulet në oborrin e QSUT; që zhvat e pastron miliarda krimi ekonomik, të bandës kryeministrore.

Madje para 1 muaji, nëpërmjet një tenderi fiktiv të bërë nga Erjon Veliaj, “piktor” Edi Rama, i dha 1.3 miliardë lekë, firmës “AGI KONS” të Gentjana Sula (Mara), shefes të (mos)hapjes së dosjeve të ish-sigurimit; për të mbjellë me lule e shkurre, lulishten para lokalit “Tajvan”, të mikut të tij “Beso kokaina”, siç e quajnë./Pamfleti

Kryesore Firmës “Fusha” i dha 1 miliardë i dha 2 miliardë lekë; për prashitje-vaditje lulesh në QSUT SPAK-BKH-së për të luftuar krimin