Shqipëria ka reaguar pas humbjes 4-1 të pësuar tri ditë më parë në Francë. Skuadra e Reja-s, në fakt, është kthyer te torja në kualikueset e Euro 2020 pasi ka mundur 4-2 Islandën në shtëpi.
Ka qenë Dermaku që ka zhbllokuar takimin në minutën e 32-të me një goditje me kokë pas një kërcimi të fuqishëm në zonën e rreptësisë. Pesë golat e tjerë të sfidës kanë ardhur në 45 minutat be dyta.
Miqtë kanë reaguar në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me Sigurdsson pas një largimi të gabuar të topit nga ana e Ismajlit.
Festa e miqve ka zgjatur pesë minuta pasiu Hysaj ka realizuar golin e dytë për vendasit pas një aksioni shumë të bukur. Islandezët nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur të barazojnë përsëri në të 58-ën me Sigthorsson.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim ka ardhur shpërhtimi i lojtarëve të Reja-s në minutat e fundit. Roshi ka gjetur golin e tretë në minutën e 78-të falë një devijimi, teksa Cikalleshi ka ksuar shifrat në 4-2 në të 83-ën.
Kjo fitore i çon kuqezinjtë në 9 pikë, tri larg Islandës së vendit të tretë dhe gjashtë larg Turqisë dhe Francës, që kryesojnë Grupin H me nga 15 pikë. Kuqezinjtë do të kthehen në fushë 11 nëntorin e ardhshëm për t’u ndeshur me Turqinë në transfertë